Dikur, Kryesore

Si i ekzekutoi Mehmet Shehu 22 djem dhe burra në Martanesh pas vrasjes së një partizani

Për këtë krim ende flitet, pasi humbja ishte e madhe.

thuajse në çdo shtëpi që kishte fshati Peshk i krahinës së Martaneshit u vra një mashkull.



Zona e Çermenikës dhe Martaneshit njihej si mbështetëse e luftës Nacional Çlirimtare, por Mehmet Shehu dhe toga e partizaneve derdhi batare armësh duke marrë jetën e 22 burrave dhe djemve.

Krimi u shënua më 5 mars 1944, kohë kur Mehmet Shehu dhe Brigada I e drejtuar prej tij po udhëtonte drejt Dibrës.

Në rrethana ende të paqarta, një partizan i cili ishte pjesë e prapavijës së Brigadës vritet në fshatin Peshk.

Fjalët dolën se mund të kishte qenë ndonjë reagim nga fisi Biçaku, që njihej si antikomuniste, por nuk u vërtetua kurrë.

Ndërsa Brigada ishte në marshim, Shehu urdhëron të ndalin dhe në shenjë hakmarrje të pushkatoheshin 25 burra dhe të rinj.

Kaq mjaftoi që dhjetëra partizanë të shkonin shtëpi më shtëpi që u dilte përpara dhe të rrëmbenin burra e djem.

Të gjithë shprehnin habi, por urdhri ishte i prerë për këtë masakër.

Pjesë e Brigadës ishte edhe një banor i këtyre zonave, pikërisht Hysni Peshku, që kundërshtoi këtë urdhër, duke deklaruar se ata që u vunë pas murit për pushkatim janë baballarë e vëllezër të partizanëve dhe se nuk kanë asnjë lidhje me pjesën reaksionare.

Pikërisht pse kundërshtoi, Shehu dha urdhër që edhe Hysni Peshku të rreshtohej pas të tjerëve dhe pushkatoheshin në vend.

Qindra plumba u derdhën mbi ta, duke u vrarë 22 burra.

Numri që kishte kërkuar Mehmet Shehu për tu pushkatuar kishte qenë 25 vetë, por një partizan ishte shprehur se tre të rinj i kishin vrarë rrugës, pasi kundërshtuan.

Më poshtë lista me 22 burra dhe djem që u vranë brenda një ditë me urdhër të Mehmet Shehut. /Kujto.al

Abaz Gurra

Destan Sollaku

Ali Gjoka

Musa Balla

Qerim Gjoka

Liman Hasballa

Sul Balla

Sul Peshku

Hasan Çela

Muharrem Çela

Fejzulla Grica

Kamber Peshku

Islam Çela

Ibrahim Çela

Qazim Koçi

Hysen Peshku

Isa Çela

Hasan Sallaku

Avdyl Grica

Riza Grica

Shaban Grica

Rexhep Grica

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas