Arkiva, ShowBiz

Si gjithmonë në formë të shkëlqyer fizike, ja çfarë ha Albërie Hadërgjonaj

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj është nga ato personazhe që sa herë e sheh pyet veten: Si ka mundësi që nuk plaket kurrë?

Në qoftë se i hidhni një sy profilit personal të këngëtares në “Instagram” mund të zbuloni shumë detaje nga rutina e saj dhe nga kujdesi që i kushton trupit, trajtimit të fytyrës dhe për më tepër ushqimit.



Herë pas here Albëria publikon video apo foto nga produktet që ajo konsumon dhe mjafton të shihni filmimet nga një vakt i zakonshëm i saj për të zbuluar çelësin e një fiziku perfekt pavarësisht viteve që kalojnë.

Në pjatën e parë shihet një shumëllojshmëri perimesh të cilat kanë vlera të larta ushqyese dhe janë shumë të nevojshme për organizmin.

Elementi i dytë që vihet re në vaktin e saj janë prodhimet e detit të cilat gjithashtu kanë vlera të shkëlqyera ushqyese. Dhe së fundi mishi i pulës i cili është një burim i mirë proteinash.

Ajo që bie në sy është mungesa e bukës në tavolinë, çka tregon se këngëtarja e ka kuptuar rëndësinë që ka reduktimi i konsumimit të saj.

Thonë se gjenet janë sekreti i rinis së përjetshme, por rasti i këngëtares është shembulli perfekt i kujdesit dhe përkushtimit për t’i ruajtur ato.

<
>
29663524_10210992424028493_344692068_n 29666647_10210992427988592_1355329134_n 29664115_10210992427148571_1861729673_n-248x400 946454_859470970840710_3692455535800029765_n-450x450 Albërie-1 da0ee7e2-6ef6-4307-8b6b-ddc2637132d0---0

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas