Kryesore

S’i gëzoi as 5 ditë gjallë në Shqipëri, detajet nga vrasja mafioze e Marjos

Marjo Majollari kishte vetëm 5 ditë që ishte kthyer në Shqipëri.

I riu i cili u ekzekutua 2 netë më parë, sapo ishte kthyer nga Suedia ku për shkak të ndërhyrjes së shtetit shqiptar, iu refuzua azili.



Familjarët e Marios kanë deklaruar se ishte përgjigja e mbërritur nga Shqipëria, si vend i sigurt, ku nuk i rrezikohej jeta, ka përmbysur gjithçka dhe e ka çuar atë drejt atentatit ku humbi jetën.

“Në fakt, me aq sa kishim biseduar me Marion, Suedia e kishte pranuar kërkesën e tij, por refuzimi ka ardhur në momentin që i ka kthyer përgjigje Shqipëria.

Siç duket janë procedura që ndiqen andej për të vërtetuar nëse i rrezikohet apo jo jeta në vendin e tij.

Përgjigja që i është kthyer nga këtu, sikur këtu jemi vend i sigurt dhe nuk i rrezikohej jeta, bëri që ta refuzonin”- ka deklaruar daja i Marjos.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas