Dikur

“Si e vrava Çausheskun”






               Publikuar në : 10:05 - 22/12/14 |
mapo.al

nikolaeIsh- paraushtaraku Jonel Boeru e kujton si sot, ditën kur 25 vjet më parë vrau diktatorin rumun, Nikolae Çaushesku.


Boeru tha për Mirror se ishin 29 plumbat e dalë nga AK-47 e tij, që vranë presidentin dhe gruan e tij, Elena.

Kapiteni thotë se tirani 71- vjeçar ishte veshur me stil dhe vinte erë e rëndë solucioni pasrroje.

“Fjalët e fundit të Çausheskut ishin: Jetë të gjatë Republikës Socialiste të Rumanisë- të pavarur dhe të lirë,” thotë Boeru.

Në të kundërt, Elena Çaushesku mbante erë të keqe.

Fjalët e saj ishin krejt të ndryshme.

“Ajo i ulëriti një ushtari: Ti shkërdhatë,” thotë ai.

Boeru, 56 vjeç, rrallë flet për ngjarjen e ndodhur në Krishtlindjet e vitit 1989.

Madje ai nuk i ka treguar as vajzës së tij 9- vjeçare, Andria, për këtë ngjarje.

Më pas ai tregon ngjarjen.

Perdja e Hekurt kishte nisur të binte në Europën Lindore me disa revolucione paqësore.

Por në Rumani Çauseshku vetë urdhëroi trupat që të qëllojnë mbi protestuesit.

Më shumë se 1100 njerëz u vranë në tre javë, përpara se tirani të rrëzohej pas 22 vitesh drejtim.

Së bashku me të shoqen, ai u arratis nga kryeqyteti me një helikopter më 22 dhjetor.

Ata përfunduan në Targoviste, një qytet i vogël në veri të vendit.

Pasi u strehuan në një institut të teknologjisë agrokulturore, ata u arrestuan.

Tre ditë më vonë, Boeru ishte një nga 15 njerëzit brenda gjykatës ushtarake të improvizuar.

Çaushesku kishte dalë përpara gjykatës, i akuzuar se kishte urdhëruar vrasjen e më shumë se 60 mijë njerëzve dhe se kishte dërguar miliarda dollarë në llogaritë e tij në banka të huaja.

“Isha në sallën e gjyqit dhe armën e mbaja në gjoks. Prisja më vëmendje kur do jepej vendimi”.

“Çaushesku i tha gruas së tij se besonte se do e lironin. Ai fliste me zë të ulët. Shpesh i prekte lehtë këmbën asaj për ta siguruar që do ndodhte kjo”.

“Pastaj erdhën gjykatësit dhe thanë se ata janë fajtorë. Thanë “Dënim kapital” dhe u larguan”.

“Në sallë mbetëm vetëm tre veta. Çaushesku ishte tradhtuar nga gjeneralët e tij- një prej tyre ishte në sallë dhe bënte aeroplanë prej letre”.

“Mbaj mend që e pyesnin se ku i kishte llogaritë bankare, ku i mbante paratë. Ai tha se nuk kishte asgjë”.

Për çudi një kolonel i solli insulinë Çausheskut, që vuante nga diabeti.

“Ishte e çuditshme sepse ai do vritej”.

“Më thanë që t’i ndaja dhe t’i vrisja. Por më thanë se donin të vdisnin bashkë dhe ua plotësova kërkesën”.

“Unë dhe një ushtar tjetër e morëm Çausheskun dhe gruan e tij dhe po i dërgonim në pikën e ekzekutimit.

Ishim në mes të rrugës, kur ai ndaloi dhe nisi të mërmëriste dhe më pas të këndonte Internacionalen. Më pas bërtiti: “Jetë të gjatë Republikës Socialiste të Rumanisë. E pavarur dhe e lirë”.

Një ushtar, me pseudonimin “Makina e Vogël” i bërtiti gruas së Çausheskut. Ajo ia ktheu: “Shkërdhatë”.

I çova te muri, ne u kthyem, bëmë gjashtë hapa dhe u kthyem sërish.

Pashë që një ushtar kishte mbetur pranë tyre.

Nuk e kuptonte se çfarë po ndodhte. Më pas u largua.

U sigurova që kisha plumba në armë. Kisha 29. Thashë urdhër që armët të qëllonin automatike dhe sapo fola sërish, ata qëlluan.

Qëllova tre herë nga arma ime AK-47. Çaushesku ra në gjunjë dhe u përkul përpara.

Plumbat e parë kishin goditur këmbët. Më pas plumbat i kapën pjesën e sipërme. Qëllova edhe mbi gruan. Ajo ra majtas. Një nga kolegët e mi kishte harruar që ta çonte armën tek automatike dhe bënte qitje teke.

Një tjetër nuk qëlloi fare. Mendoj se ishte i traumatizuar.

Kështu që mendoj se plumbat e mi i vranë të dy”.

Ushtarët nisën të bërtasin, ndaj Boeru kishte frikë mos e vrisnin edhe atë.

Pasi dorëzoi trupat, u largua. Në uniformë kishte gjakun e tyre.

Gjatë kohës që pasoi, druhej se mos e vrisnin.

Martesa e tij e parë, nga e cila kishte dy vajza, u prish. Gruaja e tij nuk ra kurrë dakord me atë që kishte bërë.

Ai u martua sërish dhe tani ka një vajzë 9 vjeç. Edhe gruaja e dytë ka frikë.

Vendimi për të marrë pjesë në ekzekutim ishte i mirë për karrierën e tij, pasi u bë kolonel.

Në fund, ai thotë se nuk i vjen keq për atë që ka bërë.

“Jam krenar për rolin që kam luajtur në revolucion,” thotë ai.

Nicolae CeaucescuNicolae CeaucescuIonel BoieruIonel Boieru



KOMENTO (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

  1. sikur te ja kishit bere kete edhe ramizit,negjmijes,ruqit,dokles,gjelil gjonit,kristaq rames etj se bashku me shpuren e felliqur.

    Përgjigju ↓
Pas