Dikur

Si e pastroi Enver Hoxha foton me partizanë dhe tym cigareje…

Historiani Kastriot Dervishi, sjell të tjera foto të retushuara gjatë periudhës së komunizmit.

Këtë radhë protagonist i tyre është vetë diktatori Hoxha, i cili  është fotografuar në Vithkuq të Korçës, por duket se në foto ka pasur disa element që nuk e ndihmonin imazhin e tij.



Nga Kastriot Dervishi

Në fotot e propagandës, udhëheqësi duhet të dalë largpamës.

Si pamja e tij ashtu edhe sfondi duhet të jenë gjithnjë të përkryera sepse kështu i shërbejnë manipulimit. Në të kundërt fotot përpunoheshin e pastroheshin.

Populli duhej të krijonte një përfytyrim sa më afër gënjeshtrës së regjimit.

Sjellim foton e radhës. Enver Hoxha është fotografuar këtu në Vithkuq të Korçës me rastin e formimit të brigadës së parë.

Origjinali (majtas) siç ruhet në Arkivin e PPSH-së dhe fotografia e manipuluar në albumet e diktatorit (djathtas).

Për fatin e keq të qatipëve të propagandës, udhëheqësi kishte pozuar me tym cigareje në fytyrë.

Po ashtu, pas tij vijnë të shkujdesur dy partizanë. Siç ishte fotografia nuk përçonte mesazhet e duhura.

Nuk duhet të ishte me tym e i shkujdesur dhe ato partizanët nga prapa që nuk tregonin as disiplinë e rregull, nuk duhej të prishnin sfondin.

Hiqen partizanët nga fotoja e gjithashtu hiqet edhe tymi nga fytyra./55news.al/

Image

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas