Kryesore, Media

Si dikur… gazetari i njohur bashkohet me studentët në protestë

Protesta e studentëve shqiptarë ku sot vala e saj është shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit ka ngrohur zemrat e kujtdo që deri dje i pikëlluar mendonte që në këtë vend nuk ka më shpresë.

Të shumta janë figurat publike që kanë bërë thirrje që të gjithë të bashkohen me studentët sepse kërkesat e tyre janë të drejta, ndërsa sot protestat i është bashkuar edhe gazetari Blendi Fevziu.



Fevziu është parë mes turmës së studentëve para Ministrisë së Arsimit teksa ka dëgjuar kërkesat e tyre dhe është prekur nga rrëfimet e tyre për tarifat e larta që paguajnë në universitetet publike.

Sakaq, mesditën e sotme Fevziu ka postuar në Facebook një video nga momenti i protestës ku shkuan: “Respekt për studentët!”

Ndërkohë që figurat publike janë bashkuar, studentët e kanë bërë të qartë që dje se mes tyre nuk janë të mirëpritur politikanët e as deputetët e partive në vend.

<
>
blendi-1072x570-300x159 blendi-1072x570-300x159-527x375 Capture-2 prot protesta4 protesta5-768x512 protesta5-768x512-1 protesta-foto Protesta-tek-MAS-1-1 Protesta-tek-MAS-2 Protesta-tek-MAS-2-2 Screenshot_2-1 studente-ok-protesta-770x433

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas