Teknologji

Shumë i shtrenjtë? Blini “kopjen” e iPhone X shumë më lirë

Xiaomi Mi A2 nuk ka dalë akoma në treg zyrtarisht, por tashmë gjendet për t’u shitur në ueb faqen më të madhe kineze, “AliExpress”.Ky telefon ofrohet me një çmim prej 190 dollarësh ndërsa versioni tjetër kushton210 dollarë.

Me daljen e tij në shitje janë konfirmuar edhe specifikat e tij të pritura, si trupi i tij prej metali, ekrani 5.84 inç (1,080 x 2,2280px), kamera e dyfishtë nga pas 12 + tjetrën 5 MP me të cilat mund të incizohet video me rezolucion 4K etj.



Vazhdojmë më tej me baterinë 4,000mAh, çipin Snapdragon 625 me 3GB RAM e 32GB hapësirë në memorie apo versionin me 4GB RAM e 64GB hapësirë në memorie, si dhe vend për dy karta SIM.

Versioni me 3GB Ram kushton 190 dollarë ndërsa ai me 4GB RAM 210 dollarë. Të dyja versionet ofrohen në tre ngjyra, të zezë, të kaltër apo ngjyrë ari.

Xiaomi Mi A2 ështq quajtur ndryshe edhe si kopja e iPhone X për shkak të ngjashmërinsë që ka me telefonin e zgjuar të ofruar nga Apple.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas