Kronika, Kryesore

‘Shullazi’: Blindohet gjykata, dalin emrat e 4 prokurorëve

Pas pak, në Gjykatën e Krimeve të Rënda pritet të jepet më në fund pretenca ndaj Emiliano Shullazit.

Seanca po zhvillohet nën masa të larta sigurie. Të pranishëm te Krimet e Rënda janë edhe 4 prokurorët që do të japin pretencën: Besnik Muçi, Donika Prela, Anton Martini, Gentian Osmani.



Ndërkohë, Ambasada amerikane ka reaguar pak orë para seancës, me një deklaratë në të cilën inkurajon prokurorët e guximshëm.

Reagimi i Ambasadës së SHBA-ve është dhënë pas interesimit të “Zërit të Amerikës” për situatën e krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen “Shullazi”.

Ambasada thotë se, “populli shqiptar meriton një sistem drejtësie, ku policia dhe prokurorët qëndrojnë së bashku kundër kriminelëve”.

Më tej shtohet se, Ambasada “mbështet prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe”.

Përplasja në Prokurori nisi pas një shortimi të kundërshtuar nga 10 prokurorë, të cilët kërkuan bazën ligjore së cilës i referohej kreu i akuzës. Menjëherë pas kësaj, Arta Marku ndëshkoi bojkotuesit duke nisur procedimin disiplinor për ta, ndërsa urdhëroi që 3 prej tyre të transferohen në rrethe.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas