Bota

Shuhet Kofi Annan, ja foto e rrallë kur vizitonte Shqipërinë






               Publikuar në : 11:52 - 18/08/18 |
mapo.al

Kofi Annan, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, që fitoi çmimin Nobel për Paqen për punë humanitare, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.


Annan ishte i pari afrikan i zi që mori detyrën e lartë, duke shërbyer nga viti 1997 deri në vitin 2006.

Më vonë ai shërbeu si i dërguar special i OKB në Siri, duke u përpjekur që të gjendet një zgjidhje për konfliktin.

Annan vizitoi Shqipërinë në ditët e vështira të vitit 1999.

Më 20 maj të vitit 1999 ai ishte në Kukës, ku vizitoi kampet e refugjatëve kosovarë.

“Kam dëgjuar histori prekëse nga kosovarët që janë dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe janë në ankth”, tha ai.

Ai megjithatë vlerësoi gjendjen e kampeve dhe mikpritjen që u rezervua për kosovarët.

“Kjo tregon butësinë e shpirtit njerëzor,” tha ai.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas