Kryesore

Shtyrja e negociatave, Basha akuza ambasadorëve: Dhatë dëshmi të rreme, jeni njësh me propagandën e…

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar përmes në një konferencë për shtyp, duke e quajtur një lajm të hidhur për shqiptarët mos hapjen e negociatave.

Basha tha se duhet bërë një punë shumë e madhe për të shkuar drejt Evropës vitin tjetër dhe të kërkojmë hapjen e negociatave.



Gjatë fjalës së tij ai ka hedhur akuza kundër ambasadorëve dhe sipas tij ata kanë bërë dëshmi të rreme në raportimet e tyre në institucionet e BE-së.

“Nuk komentoj fare deklaratat e diplomatëve në Tiranë. Nuk i komentoj fare. Dështimi i sotëm është dështim edhe i atyre që dhanë dëshmi të rreme, u bënë njësh me propagandën e Edi Ramës, nuk panë drogën, nuk panë krimin, nuk panë korrupsionin. Por siç e kemi thënë, në Evropë nuk hyhet me mashtrime, nuk hyhet me gënjeshtra, nuk hyhet me fasada dhe ky është realiteti me të cilin përballemi sot. Kjo është fatura e gënjeshtrave, e mashtrimeve, pavarësisht se nga vinë dhe kush i bën”, deklaroi Basha.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas