Kronika, Kryesore

Shtyhet sërish pretenca për Emiliano Shullazin, ja kur do jepet

Paraditen e kësaj të marte, në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka dështuar sërish të jepet pretenca ndaj Emiliano Shullazit. Seanca u zhvillua nën masa të larta sigurie. Të pranishëm te Krimet e Rënda ishin edhe 4 prokurorët që do të jepnin pretencën, të kryesuar nga kryetarja e Krimeve të Rënda Donika Prela, e më tej prokurorët Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gentian Osmani.

Pretenca, e cila është shtyrë disa herë dhe krijoi edhe ngërç në prokurori, për shkak të refuzimit të 10 prokurorëve për të marrë pjesë në shortin. Kjo bëri që Kryeprokurorja Arta Marku të niste një hetim disiplinor ndaj këtyre të fundit, ndërsa tre të tjerë u transferuan në rrethe.



Emiliano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endri Qyqja dhe Endri Zela akuzohen për grup të strukturuar kriminal, gjobëvënie dhe kërcënim. Gjyqi për këtë çështje filloi në 10 Maj të vitit të kaluar dhe gjatë seancave pati debate të forta mes prokurorisë, të pandehurve dhe dëshmitarit të mbrojtur, biznesmenit Ylvi Beqja.

Prokuroria e akuzon Emiliano Shullazin dhe bashkëpunëtoret e tij për kërcënimin e Ylvi Beqjas, me qëllim marrjen e ish-hotel “Vollgës” në Durrës dhe përvetësimin e rreth 500 mijë eurove.

Sipas akuzës, i njëjti grup ka kërcënuar dy profesorët Dhori Kule dhe Mynyr Koni, me qëllim që ky i fundit të tërhiqej nga gara për rektor i Universitetit të Tiranës.

Të kërcënuar nga grupi i Shullazit janë edhe dy biznesmenët Adriatik Kërçuku dhe Jani Zaka, ky i fundit i larguar tashmë nga Shqipëria.

Emiliano Shullazi dhe të pandehurit e tjerë nuk i kanë pranuar akuzat.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas