Arkiva 2

Shtyhen regjistrimet në universitetet private deri më 12 nëntor

holli uetMinistria e Arsimit dhe Sporteve ka marrë dje vendim për të shtyrë afatin e regjistrimeve në universitetet private për ciklin e parë të studimeve. Afati i ri do të jetë deri më datën 12 nëntor 2014. Vendimi i marrë dje shtyn afatin zyrtar të mëparshëm të regjistrimeve që ishte më datën 27 tetor 2014, një afat i njëjtë si për universitetet private dhe ato shtetërore. Vendimi për shtyrjen regjistrimeve e bëjnë të ditur për gazetën MAPO burime zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, të cilët shtuan se ky vendim u jep më shumë kohë në dispozicion të rinjve që të bëjnë zgjedhjet e tyre për degët e preferuara dhe të përgatisin dosjet për regjistrim. Data 12 nëntor vlen për ciklin e parë të studimeve, ndërsa data 17 nëntor është afati i fundit për ciklin e dytë të studimeve. Ndërkohë, kjo ministri ka lënë afat 5 nëntorin për të gjithë studentët që po transferojnë studimet nga universitetet që u është hequr licenca në verë pas reformës ligjore të ndërmarrë nga qeveria.  Ndërkohë, afati i regjistrimeve u shty më pas, por vetëm për universitetet shtetërore për shkak të vonesës në shpalljen e formularit A3. Shtyrja u bë më 27 tetor me dy të tjera kohë për studentët që prisnin të fitonin degën e preferuar me A3. Tashmë dhe IAL-të private do të kenë më shumë kohë për të pritur studentët e tyre, të cilët do të kenë afat deri më 12 nëntor për të shuar çdo dilemë mbi degën që do të studiojnë.  Vendimi i djeshëm i ministrisë amendon udhëzimin nr.43 për afatin e regjistrimeve. Këtë vit, për herë të parë afati ishte i njëjtë me shtetërorin, duke krijuar shumë ngutje tek studentët. Zv.ministri Arbër Mazniku kishte bërë të qartë në media se do të ketë shtyrje të afatit nëse studentët hasin probleme me regjistrimin.

Shtyhen regjistrimet në universitetet private deri më 12 nëntor



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas