Kryesore

Shtyhen negociatat, Bushati: Jemi në rrugën e pakthyeshme drejt BE-së






               Publikuar në : 20:01 - 26/06/18 |
mapo.al

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaroi se “Shqipëria është në rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE”, pasi ministrat e Jashtëm të BE-së shtynë hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë deri në qershor të vitit 2019.


“Është përcaktuar një afat kohor, qershori i vitit 2019 për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Edhe në rastin e Serbisë dhe Malit të Zi është përcaktuar një afat kohor”,- deklaroi Bushati në një konferencë për shtyp mbrëmjen e së martës.

Ministri shtoi se “Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn u shpreh shumë qartë, gjithashtu edhe Presidenca e BE-së” dhe tanimë, sipas tij, Shqipëria është në rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE.

“Kursi i reformave që ka ndërmarrë Shqipëria nga momenti që mori statusin e vendit kandidat është impresionues, por që duhet të thellohet edhe më tej në muajt në vijim”,- deklaroi Bushati.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas