Shtohen dukshëm rastet e infeksionit të zgjebes, mjekja e QSUT: Ja cilat janë simptomat

Kryesore



               Publikuar në : 14:28 - 30/07/18 |
enton palushi

Nëse keni kruarjre të forta në duar, sidomos midis gishtërinjve, në sqetulla apo në zonën e organeve gjenitale, këshilla e mjekëve është të vizitoheni sa më parë tek dermatologu, pasi konstatohet një shtim i dukshëm të rasteve me infeksionin e zgjebes.


Një lajm të tillë e konfirmon edhe doktoreshë Violeta Dajci, e cila punon në Shërbimin e Dermatologjisë në QSUT.

Zgjebja është një parazit i vogël dhe pothuaj i padukshëm, me gjatësi 0.5 milimetra, i cili arrin të shpojë lëkurën duke u futur në brendësi ku nis të shumohet.

Mbushja e lëkurës me këtë parazit shkakton kruajtje të forta.

Në shumë raste i sëmuri me zgjebe priret ta fshehë sëmundjen e tij derisa ajo bëhet kritike dhe i mbulon trupin. Kjo lidhet me stigmën e trashëguar sipas së cilës zgjebja është sëmundje që lidhet me higjienën e ulët personale të individit.

Por një perceptim i tillë është i gabuar, pasi parazitët mikroskopikë mund të transmetohen edhe përmes një shtrëngimi duarsh me personin bartës.

Zgjebja krijon një nevojë të fortë për t’u kruajtur për rreth 2-3 javë pas infektimit. Kruajtja, e cila është reagim alergjik ndaj parazitit të zgjebes, shfaqet më e rënduar në mbrëmje dhe gjatë natës.

Nëse mjeku konfirmon sëmundjen, atëherë terapia kundër zgjebes duhet të aplikohet paralelisht si tek pacienti dhe tek personat, që i rinë afër më së pari bashkëshortja apo bashkëshorti, dhe në shumë raste kura me bazë squfuri aplikohet në të gjithë familjen.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas