Ekonomi

Shtohen 53 vende pune në administratë, sektorët që do kërkojnë staf

Qeveria ka vendosur një rishpërndarje tjetër të punonjësve organikë në njësitë e qeverisjes qendrore për vitin 2018.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, është vendosur që Ministrisë së Bujqësisë për këtë vit, t’i shtohen 4 punonjës për Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ministrisë në 1951 veta.



Ndërkohë, numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për vitin 2018, shtohet me 9 punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ministrisë në 4271 veta.

Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Brendshme, për vitin 2018, shtohet me 3 punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 14 149 veta.

Në vendim thuhet gjithashtu se numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për vitin 2018, shtohet me 21 punonjës për Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ministrisë në 1101 veta.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të ketë më pak punonjës këtë vit, duke shkurtuar 21 punonjës pranë Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ministrisë në 5705 veta.

Numri i punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për vitin 2018, reduktohet me 16 punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 315 veta.

Ngarkohen ministritë dhe institucionet e përmendura më sipër për zbatimin e këtij vendimi, i cili  hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas