Shëndeti

Shtimi i peshës në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt

Doktorët zakonisht ua rekomandojnë shtimin e peshës personave të cilët kryesisht kanë peshë të vogël, sepse edhe nënpesha mund të shkaktojë probleme shëndetësore. Por, përveç këtyre, edhe bodibuilderët dhe atletët tjerë kërkojnë shtimin e peshës përmes shtimit të muskujve.

Sipas Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, numri i të rriturve nënpeshë nga 20 deri në 39 vjeç në vend u zvogëlua nga 3 për qind në 1.9 për qind mes viteve 1988 dhe 2008. Në shumicën e kohës ne kemi problem me peshën dhe mënyrën e të ushqyerit , fazat në të cilat kalojmë, etj., transmeton Telegrafi.



Një person i cili është nënpeshë, priret t’i përjetojë këto probleme shëndetësore:

– Sterilitet

– Vonesa zhvillimore

– Një sistem të dobët të imunitetit

– Osteoporozë

– Një rrezik të shtuar të ndërlikimeve gjatë operacionit

Ndonëse shtimi i peshës mund të jetë proces i vështirë, ushqimet e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë në këtë drejtim. Veç kësaj, këto ushqime edhe i rrisin muskujt dhe e përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm:

1) Qumështi
Qumështi ofron një përzierje të yndyrës, karbohidrateve dhe proteinave. Është gjithashtu një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe mineraleve, përfshirë kalciumin.

Përmbajtja e proteinave të qumështit e bën atë një zgjedhje të mirë për njerëzit që përpiqen të ndërtojnë muskuj. Një studim zbuloi se pas ushtrimeve për rezistencë, qumështi ndihmon në ndërtimin e muskujve në mënyrë më efektive sesa një produkt me bazë soje.

2) Proteinat
‘Shejk’-at e proteinave mund të ndihmojnë një person për të fituar peshë në mënyrë të efektshme dhe të lehtë.

Pijet e tilla janë më efektivet për të ndihmuar në ndërtimin e muskujve nëse konsumohen menjëherë pas ushtrimeve fizike.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se disa pije të tilla përmbajnë ekstra sheqer dhe aditivë tjerë ushqimorë të cilët duhet shmangur. Prandaj, shikoni mirë çfarë konsumoni.

3) Orizi
Një filxhan oriz përmban rreth 200 kalori, dhe është gjithashtu një burim i mirë i karbohidrateve, të cilat kontribuojnë në shtimin e peshës. Shumë njerëz e kanë të lehtë të inkorporojnë orizin në ushqime që përmbajnë proteina dhe perime.

4) Mishi i kuq
Kufizimi i konsumit të mishit të kuq është dëshmuar se ndihmon në ndërtimin e muskujve dhe shtimin e peshës.

Bifteku përmban si leucinë ashtu edhe kreatinë, nutrientë që luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e masës së muskujve.

Bifteku dhe mishrat e tjerë të kuq përmbajnë proteina dhe yndyra, e të cilat e promovojnë shtimin e peshës.

5) Çokollata e zezë
Çokollata e zezë është një ushqim që përmban sasi të larta të yndyrave dhe kalorive. Por, gjithashtu përmban edhe antioksidues.

Një person që kërkon të fitojë peshë duhet të zgjedh çokollatën që ka një përmbajtje kakao prej së paku 70 për qind.

6) Salmoni
0.7 kilogram salmon përmbajnë rreth 240 kalori, dhe salmoni është gjithashtu i pasur me yndyra të shëndetshme, duke e bërë atë një zgjedhje të mirë për ata që kërkojnë të fitojnë peshë. Gjithashtu përmban shumë lëndë ushqyese, përfshirë omega-3 dhe proteina.

<
>
milk gallery-1504088630-dark-chocolate red-meat woman-rice-1 protein-powder-maltodextrin

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas