Kryesore, Shëndeti

Shtimi i njerëzve ‘single’: Pse disa mendojnë se është e frikshme

Nga Bella DePaulo, Psychology Today

Në të gjithë botën, gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë single. Madje edhe ata që përfundimisht martohen, shpesh janë duke e shtyrë sa më vonë të jetë e mundur, madje më vonë se kurrë më parë. Kjo i frikëson disa njerëz.



Unë mendoj se ajo që i frikëson ata është e gjithë ajo liri që njerëzit kanë. Nëse njerëzit single nuk janë të lidhur me njerëzit e tjerë nga detyrimet që vijnë me martesë dhe familje, kush e di se çfarë do të bëjnë ata? A nuk do sillen vërdallë dhe të luajnë? A nuk do të kujdesen për veten e tyre dhe nuk do i kushtojnë vëmendje askujt tjetër?

Ekspertët pëlqejnë të lëshojnë paralajmërime të tmerrshme si ky. Për shembull, një opinioniste për Uashington Post tha se tani jemi të angazhuar në ‘një përpjekje të madhe… të ndjekjes së lirisë individuale që nuk kërkon shqetësim për dëshirat dhe nevojat e të tjerëve apo të shoqërisë në tërësi’. Për shkak të zgjedhjeve të gabuara, ajo mendon se jemi më pak të lumtur, ‘të dëshpëruar dhe shumë të vetmuar’.

Unë kam tendencën për t’u tallur me të për të gjithë këtë, por në një nivel, unë e kuptoj konkluzionin e saj. Njerëzit single – ose të paktën ata me burime të mjaftueshme – kanë zgjedhje se si të jetojnë jetën e tyre. Ata mund t’i kishin thënë pjesës tjetër të botës – ‘ik pirdhuni ju, unë po bëj atë që dua dhe nuk më intereson’.

Por këtu është problemi: Ata nuk e bëjnë. Zakonisht, njerëzit single janë ata që u drejtohen miqve të tyre, fqinjve dhe vëllezërve të motrave dhe prindërve. Janë ata që shfaqen kur njerëzit e tjerë kanë nevojë për ndihmë.

Zakonisht, janë çiftet që lëvizin së bashku ose që martohen që shikojnë njëri-tjetrin dhe thonë: ‘Ne jemi bota. Gjithkush tjetër mund të kujdeset vetëm për veten’. Përsëri, këta janë vetëm rasti i përgjithshëm dhe shumë njerëz single rrinë vetëm dhe shumë njerëz të martuar kujdesen për njerëz të ndryshëm. Por në tërësi, është martesa, jo jeta single, që është një kërcënim për ‘dëshirat dhe nevojat e të tjerëve, ose të shoqërisë në tërësi’.

Sociologët kanë një emër për këtë. Ata e quajnë atë ‘martesë të pangopur’. Martesa thith të gjithë kujdesin, vëmendjen dhe burimet për vete.

Pra, liria nuk po bën që njerëzit e vetëm të jenë egoistë ose të pakujdesshëm. Por a është kjo duke i bërë ata të mjerueshëm dhe të vetmuar, siç pretendojnë kritikët?

Ju mund të mendoni, në mënyrë intuitive, se njerëzit single. që kanë më shumë gjasa të ndihen të vetmuar. janë ata që jetojnë vetëm. Por nëse i krahasoni njerëzit që jetojnë vetëm me njerëzit që jetojnë me të tjerët, duke u siguruar që të dy grupet janë të ngjashme me njëri-tjetrin në mënyra të rëndësishme, siç janë paratë që kanë, rezultatet janë befasuese: njerëzit që jetojnë vetëm janë ata të cilët kanë më pak gjasa të jenë të vetmuar. Ndoshta kjo është për shkak se ata që bëjnë më shumë përpjekje për të dalë nga shtëpia dhe për të qëndruar në kontakt me njerëzit që kanë rëndësi për ta.

Po në lidhje me pohimin se e gjithë kjo kërkesë për lirinë i bën njerëzit të mjerueshëm? Për këtë, mund t’ju tregoj për një studim prej më shumë se 200,000 njerëz nga 31 vende evropiane. Të gjithë u pyetën se sa i vlerësonin gjërat si të qenit i lirë, të qenurit krijues dhe duke u përpjekur të provojnë gjëra të reja. Ata u pyetën edhe për lumturinë e tyre.

Studiuesi, Profesor Elyakim Kislev, zbuloi 3 gjëra: Së pari, njerëzit single në këto 31 vende e vlerësonin lirinë më shumë sesa njerëzit e martuar. Së dyti, njerëzit që vlerësonin lirinë më shumë nuk ishin më të mjerueshëm sesa ata që nuk u interesonin aq shumë. Përkundrazi – ata ishin më të lumtur. Kjo ishte e vërtetë për të dy llojet e njerëzve single dhe njerëzit e martuar. Së treti, dhe ndoshta më interesante, njerëzit e vetëm morën edhe më shumë lumturi nga vlerësimi i tyre i lirisë sesa njerëzit e martuar. Korrelacioni midis vlerësimit të lirisë dhe të qenit i lumtur ishte edhe më i fortë për njerëzit single se për njerëzit e martuar. Studimi nuk na tregoi se pse ndodh kjo, por ndoshta kjo ndodh sepse njerëzit e vetëm shtrydhin çdo pikë të fundit të gëzimit nga liria tyre. Ata e njohin lirinë e tyre si një mundësi të madhe për të jetuar jetën e tyre më të mirë, dhe ata nuk janë gati ta shpërdorojnë atë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas