Bota, Kryesore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë të zgjerojnë praninë ushtarake në Greqi

Kreu i Shefave të Shtabit të Përgjishëm të SHBA-ve, Joseph Dunford ka deklaruar se SHBA dëshiron të zgjerojë praninë e saj në Greqi, duke rritur përdorimin e bazave dhe porteve ushtarake në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nëse shikoni në gjeografi dhe shikoni në operacionet e tanishme në Libi dhe në Siri, duken operacionet e mundshme të tjera në Mesdheun lindor. Gjeografia e Greqisë dhe mundësitë këtu janë shumë të rëndësishme”, citohen të ketë thënë gjenerali Dunford nga revista me bazë në SHBA, Times Military.



Dunford gjatë ditës së djeshme ishte në Athinë për të takuar shefin e Mbrojtjes greke, Admiral Evangelos Apostolakis.
Sipas raportit nuk janë identifikuar baza specifike, por disa opsione po vlerësohen nga gjenerali Curtis Scaparrotti, kreu i Komandës Evropiane të SHBA-ve dhe komandanti suprem aleat i NATO-s.

“Këto janë diskutimet që Scaparrotti dhe të tjerët i kanë tani, përderisa shikojnë rreth rajonit përsa i përket vendit ku ata duan të vënë forca brenda 5 apo 10 viteve të ardhshme”, citoi gazeta një zyrtar të paidentifikuar.

Dunford tha se SHBA-të do të vazhdojnë të përdorin bazën ajrore Incirlik në Turqinë jugore. Ai shtoi se interesi i SHBA-ve në bazat greke nuk ka të bëjë me përplasjet SHBA-Turqi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas