Aktualitet

“Shtetësia maqedonase” zëvendësohet me qytetarë të Republikës së Maqedonisë Veriore

Falë marrëveshjes me Greqinë u arrit përfundimi me sukses në ndryshimin e emrit të shtetësisë maqedonase.

Sot, Kryeministri Zoran Zaev  e bëri zyrtare këtë lajm ndërsa i’u përgjigj pyetjes së deputetuit Fadil Zandeli nga “Besa”. Ai tha se kjo ishte e duhura pasi në Maqedoni ka përbërje të larmishme etnish.



“Kjo është bërë sepse Maqedonia është vend multieteknik në të cilin, përveç popullatës dominuese maqedonase janë edhe popullata shqiptare, turke, serbe, vllahe, boshnjake, rome …. dhe komunitete të tjera më të vogla”, theksoi Zaev.

Më parë kryeministri maqedonas ishte shprehur se kjo marrëveshje me palën greke jo  vetëm do të ruante identitetin shtetëror dhe kombëtar por edhe “të pranohet në botë një shtet në të cilën flasin gjuhën maqedonase”.

“Me këtë vendim, jo vetëm fitojmë një mik, partner strategjik, jo vetëm që garantojmë stabilitetin dhe sigurinë, por realizojmë edhe aspiratën shekullore të paraardhësve tanë, që përfundimisht të pranohet në botë një shtet në të cilën flasin gjuhën maqedonase. Për këtë çështje të rëndësishme, qytetarët e Maqedonisë do të sjellin vendim se çfarë ardhmërie synojnë”, tha Zaev.

Më parë në dokumenta personal qëndronte vetëm Republika e Maqedonisë , ndërsa vitet e fundit vendosej titulli “shtetësi maqedonase”, por falë kësaj marrëveshje që sot e në vazhdim do të vendoset “Qytetarë të Republikës së Maqedonisë Verore”./mapo.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas