Sociale

Shtëpi për të pastrehët, 3% me ligj për ndërtuesit, por koston e paguajnë qytetarët

Me ligjin e ri për strehimin social, për ndërtimet e reja me sipërfaqe mbi 2 mijë metra katrorë çdo kompani është e detyruar të japë 3 përiqnd të sipërfaqes për strehim social.

Këto sipërfaqe i kalojnë fondit publik të banesave sociale që menaxhohet nga qeveria dhe bashkitë.



Sipas ndërtuesve, kjo është një taksë që do të rëndojë mbi qytetarët sepse në fund të fundit janë ata blerësit.

“Normal që ne diku do ta reflektojmë këtë. Ose do të mbyllim ndërmarrjet ose do të rrisim çmimet, pasi mundësi tjetër nuk ka”,- shprehet Arian Leskaj, nënkryetar i shoqatës së ndërtuesve.

“Çdo taksë është baras me vlerë. Ajo do të ngarkohet diku. Fillimisht ajo i ngarkohet ndërtuesit dhe ai do ta shkarkojë të ai që e blen. Në fund të fundit, populli atje poshtë do ta paguajë”,- thotë Luigj Aleksi, shoqata e ndërtuesve.

Ligji për strehimin social është hartuar nga ish-ministria e Zhvillimit Urban, më pas është depozituar në Kuvend nga qeveria në dhjetor të vitit që shkoi, ndërkohë që i miratua në parlament me 5 maj të këtij viti.

Sipas ndërtuesve, ligji nuk është konsultuar me grupet e interesit. Kjo rrit barrën e taksave dhe prish gjithë planifikimet e bëra nga ndërtuesit.

“Flasim për një industri, e cila planifikimet e punëve të veta i ka me vite dhe kur vjen moment që ti do të marrësh një leje, sheh që ka taksa të reja”,- thotë Leskaj.

Efektet janë më të mëdha pasi firmat private paguajnë edhe për pjesën takuese të pronarëve të tokës. Por marrja në natyrë e 3 përiqnd të sipërfaqes së ndërtuar është një dublim i taksës tashmë të rritur të infrastrukturës.

“Është dublim i taksës së infrastrukturës sepse në vetvete taksa e infrastrukturës një pjesë të saj e ka për t’u përdorur për qëllim social”,- thotë Luigj Aleksi.

Ndërtuesit paralajmërojnë betejë ligjore.

“Ne na vjen si një taksim i jashtëzakonshëm, por jemi të vendosur që ta çojmë edhe në Gjykatë Kushtetuese, pasi për ne është komplet e padrejtë”,- shprehet nënkryetari i shoqatës së ndërtuesve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas