KMR

Shtatzënë në dasmën tuaj, ja çfarë duhet të dini

Nëse po planifikoni dasmën tuaj dhe njëkohesisht jeni në një pritje të ëmbël ju duhet të bëni kujdes që të keni marrë udhëzimet e nevojshme.

Përgatitjet për një ceremoni martese janë të lodhshme ndaj ju duhet që të keni parasysh kohën dhe muajin që do të zgjidhni për këtë.



 Më poshtë do të listojmë disa këshilla që ju ndihmojnë për të pasur një shtatzani pa problem dhe nje dasmë për tu kënaqur.

 Koha që do zgjidhni për t’u martuar

Shumë nuse zgjedhin që të martohen në 3 mujorin e parë, për një arsye shumë të thjeshtë: sepse nuk ju duket barku, por periudha më e mirë për të realizuar dasmën është  në tre mujorin e dytë. Është menduar si koha më e mirë pasi në tre mujorin e parë rreziku i abortit është më i madh. Në atë periudhë ju duhet të jeni sa më të qeta, pa stres dhe duhet të pushoni shumë. Së dyti ngjyra e lëkurës suaj është më e plotë në tre mujorin e dytë.

Gjeni vendin e përsosur për ju

Ka shumë vende ku ju mund të mbani ceremoninë tuaj: në kopshte, restorante elegante, në bregdet.

Blini këpucët në minutën e fundit

Mund t’ju duket jo shumë normale, por është e vërtetë. Këmbët kanë tendencë të enjten gjatë shtatzënisë. Nëse i blini shumë më herët, ekziston rreziku që të mos iu bien më.

 Mos vendosni unaza

Ashtu si dhe këmbët, edhe duart enjten gjatë periudhës së shtatzënisë, shkruan revista class. Të vendosësh unaza kur je një nuse shtatzënë nuk është një ide aspak e mirë.

Ushqimi

Ushqimi është dhe një ndër gjërat kryesore që  nuse shtatzënë duhet të zgjedhë me shumë kujdes. Ndoshta ajo është dita më e lumtur e jetës suaj dhe nuk mendoni për gjëra të tjera, por në raste të tilla mbani parasysh pasojat.

Zgjidhni një ushqim që do të jetë i lehtë për ju dhe siguroni që pjatës suaj të mos i mungojë asgjë nga pjata që kanë dasmorët, ose përndryshe do t’ju rrijë mendja aty.

Fustani

Më i rëndësishmi për një nuse, përpiquni të zgjedhni një fustan të lirshëm, të lehtë dhe që ju bënë ju të ndiheni sa më rehat. Nuk është aspak një pamje e bukur një nuse që është gjatë gjithë kohës duke rregulluar fustanin, aq më tepër për ju që prisni një fëmijë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas