ShowBiz

Shqiptari i thotë Kim Kardashianit se është femra më e bukur në botë dhe muza e tij….

Kim Kardashian është një ndër femrat më të komentuara në botë. Linjat e saj bombastike bëjnë që Kim të jetë pjesë e titujve rozë vazhdimisht.

Grimeri personal i Kimit, shqiptari Mario Dedivanoviç është një prej artistëve më të njohur të makijazhit në botë. Shqiptari me origjinë nga Mali i Zi njihet në veçanti për kujdesin që i kushton dukjes së Kim Kardashianit.



Ndërsa suksesi është i ndërsjelltë, duke qenë se edhe ylli televiziv amerikan e ka ndihmuar që ai të bëhet akoma më i famshëm. Shpeshherë, Mario dhe Kim janë pjesë të evenimenteve të ndryshme, ku grimeri shpalos teknikat dhe aftësitë e tij në zbukurimin e femrave.

Dhe ai asnjëherë nuk harron që t’i japë komplimente 37-vjeçares, e cila i ka bërë atij të mundur që të arrijë në një nivel tjetër në profesionin e tij.

“Femra më e bukur në botë, muza ime Kim Kardashian”, ka shkruar Dedivanovic në një postim në Instagram.

Publikimin ai e ka shoqëruar me disa fotografi të përbashkëta me yllin e serialit televiziv, “Keeping Up with the Kardashians”.

<
>
a989dc467b6269503fde7f8cc926a154bff4de88.png_facebook maxresdefault rs_634x1024-150828163716-634-kim-kardashian-bikini-st-barths.ls.82815 3F8FA33600000578-0-Here_come_the_girls_Kim_Kardashian_busts_out_of_her_skimpy_bikin-a-22_1493046439387 Mario-Dedivanovic-and-Kim-Kardashian-MAIN kim-kardashian-mario 2F88E92700000578-0-image-a-1_1450638367167 square-1444641135-kim-kardashian-mario-dedivanovic-make-up-masterclass-new-york-january-2015
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas