Editorial, Kryesore

Shqiptarët nuk janë popull jo reagues, thjesht nuk i frymëzon askush

Nga Ervis Iljazaj

I gjithë aksioni opozitar në kohët e fundit është fokusuar mbi histori “skandalesh”, të cilat kanë marrë totalisht energjitë politike. Historia e Babales dhe e Xhisielës u kthye në betejën politike kryesore të kohëve të fundit.



Në fakt, opozita shqiptare të gjithë betejën e saj politike e ka bazuar të moraliteti politik.

Të kuptohemi, çështja e moralitetit është një çështje e rëndësishme dhe duhet të marrë të gjithë vëmendjen e duhur. Por, është absurde të mendosh që politika shqiptare të harxhojë energji me kohë të plotë vetëm në këtë çështje. A thua se, njëra palë ka përparësi morale kundër tjetrës.

Edhe për faktin se, çështje të tilla zgjidhen vetëm nga drejtësia dhe aspak nga pretenca publike politike, që nuk ka asnjë vlerë për të vërtetën, përveçse degradojnë debatin publik duke e fshehur atë.

Nëse vërtet meraku i madh i politikës shqiptare është drejtësia, atëherë, le të shpejtojnë të mbarojnë me sukses Reformën në Drejtësi. Gjë për të cilën, janë duke bërë totalisht të kundërtën.

Ajo që nuk kupton politika shqiptare, por në këtë rast opozita, është se, qytetarët e ndjekin një lider dhe një parti kur ajo ngre çështje apo i thërret në protesta vetëm kur bëhet fjalë për problemet e tyre apo për përmirësimin e jetës së tyre.

Shpeshherë qytetarët shqiptarë akuzohen sikur janë një popull jo reagues ndaj problemeve. Por, nuk është absolutisht e vërtetë. E vërteta është se, politika, i bën thirrje atij për t’u ngritur për çështje që janë probleme politike dhe aspak probleme që përbëjnë shqetësim për jetën e tyre.

Kështu që, ajo që i duhet vendit në këto momente, janë padyshim debatet politike mbi reformat që krijojnë një bazë thelbësore të zhvillimit të tij.

Reformat ekonomike dhe shoqërore, të cilat krijojnë mundësinë e zgjedhjeve midis alternativave politike të vërteta apo mbi vizione konkurruese që përbëjnë thelbin e demokracisë dhe të zhvillimit. Duhet t’i japim fund njëherë e përgjithmonë mediokritetit të një politike grindavece, që merret me çështje dytësore, duke krijuar një lodhje psikologjike masive dhe duke harxhuar energji pafund të një shoqërie që rrezikon të kthehet në apatike.

Për shembull asnjëra nga palët politike nuk artikulon në publik çështje të rëndësishme si ekonomia, emigracioni apo arsimi.

Përse opozita shqiptare nuk është marrë njëherë të vetme me një nga fenomenet më të dëmshme të shoqërisë shqiptare, që është ajo e emigracionit?

Çfarë zgjidhje jep për këtë plagë shqiptare të vitit 2019?

Apo, t’iu tregojë shqiptarëve se si do të rritë punësimin apo të rritë cilësinë e arsimit?

Të gjitha këto çështje, janë problem që shqetësojnë realisht sot shoqërinë shqiptare dhe që presin zgjidhje, ku asnjëra nga palët nuk po i përgjigjet.

Sepse, nga politika priten zgjidhje politike, dhe jo sentenca, duke u shndërruar në zyra avokatie, prokurorie apo gjykata.

Po ashtu, ky është një vit i rëndësishëm për ecurinë e mëtejshme në procesin e integrimit, ku çelja e negociatave kërkon gjithashtu një përpjekje bipartisane dhe një klimë politike reformuese dhe jo konfliktuale.

Prandaj, le t’i kthehemi normalitetit politik, ku çështjet e reformave, ekonomia dhe problematikat e tjera të zënë vendin kryesor. Për të gjitha çështjet e tjera, mendon Reforma në Drejtësi.

PasPara

4 komente

  1. Jemi populli me pak reagues, per fat te keq. Kjo situate katastrofike varferise shtuar ku buxhetoret nuk kane pare prej 5 vitesh asnje lek rritje pagash apo pensionistet nje rritje qesharake pensioni sa nje pakete cigaresh e me nivelin e jeteses me te ultin ne Europe, cilido populli tjeter do ti mjaftonte si motivim per ta rrezuar qeverine.

  2. Po t’i jape zgjidhjet opozita, atehere i merr zgjidhjet qeveria, dhe perseri qeveria rri ne pushtet. Kete nuk e kupton? Pra, qeveria ne pushtet provon idete e veta, dhe prandaj behet loja per pushtetin.

  3. iljazaj lloji yt esht parazit prandaj te duket muti i edvinit ende mjalt,dhjerja e enverit te duket fasule e bari qe te ipte sup apo spageti bolonjeze.o pervers si nuk po reagojn shqiptaret ,iken 500 mij.ata nuk paguhen si ti me para kokaina e kanabisi ,ata ja mbathen ,kurse ti i ben roje nderi bythes se rames kur ben treshe e katershe ne kryeministri me ditmir bushatin,erionken e halsin.

  4. Nëse një intelektual, qoftë edhe gazetar, opinionist apo dikush tjetër, disa prej të cilëve kanë pasur fatin të mbarojnë shkollën në Amerikë apo në Shtete të zhvilluara evropiane, duke i ditur difektet, duhet, me doemos, të luftojë me pendë në dorë dhe me fuqinë e fjalës për gjithçka që e shqetson këtë popull të mallkuar nga drejtuesit e tij të pangopur në pasuri , pushtet e famë, qoftë kjo e fundit edhe për faqe të zezë. Emigrimi, reforma në drejtësi dhe ekonomia, kanë lidhje me krimin, drogërat, korrupsionin, kriminelët dhe çdo gjë tjetër që favorizon këto janë dhe duhet të jenë objektivat e opozitës, tuajat si gazetar dhe çdo shqiptari tjetër të ndershëm kudo qoftë ai. Nuk përjashtohet as emigranti që nuk ka gjetur rehati në vendin e tij dhe tonin. Kjo është qeveria më skandaloze që ka pasur vendi në 106 vitet e fundit, ndaj duhet bërë diçka. Enough is enough, thotë amerikani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas