Sociale

Shqiptarët nisin pushimet, trafik i rënduar në disa qytete

Radhë të gjata automjetesh ka patur që në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit.

Në mesditë radha e automjeteve shkoi deri në 15 km. Shkak janë bërë edhe kontrollet e imtësishme që bën policia mjeteve të transportit në të dyja drejtimet.



Si çdo vit, shumë pushues nga Shqipëria zgjedhin Malin e Zi dhe Kroacinë si destinacion të pushimeve të tyre dhe kjo krijon radhë të gjata në doganë.

Por trafik ka edhe në krahun e kundër. Shumë të huaj vijnë në Shqipëri për pushime.

Trafik të rënduar ka patur këtë ditë të parë të muajit gusht edhe në qytetin e Fierit.

Si rrugët hyrëse dhe dalëse, edhe në qendër të qytetit ka patur radhë të gjata automjetesh, të cilat kanë sjell paralizuar trafikun ne qytet.

Fillimi i muajit gusht ka bërë që dhe trafiku i automjeteve që hyjnë në qytetin bregdetar të Vlorës të katërfishohet.

Të shumtë janë edhe ata që kalojnë dhe tranzit në Vlorë për të shkuar më në jug të vendit. Kjo ka sjellë dhe fluks të shtuar të automjeteve si dhe trafik.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas