Kryesore, Rajoni

“Shqiptarët erdhën në Shkup në shek. XX”

Gazeta maqedonas “Dnevnik” ka botuar një artikull ku pretendohet se shqiptarët kanë shkuar në Shkup jo më parë se shekulli i 20.

Në gazetë është publikuar një hulumtim i Jovan Trifunovskit, i vitit 1954, ku ai pretendon se shqiptarët e Shkupit janë të ardhur nga veriu i Shqipërisë.



“Në fillim të shekullit XX deri tani për thuajse 50 vite, rreth 120 fise shqiptare që tani numërojnë 251 shtëpi, janë vendosur në 30 lagje të Shkupit, duke mbushur një numër të madh të fshatrave fushore. Dhe tani, në kohën kur e bëjmë këtë hulumtim, popullsia shqiptare me shpejtësi të theksuar zbret në fushën e Shkupit nga rajonet malore, por edhe nga Fushë Kosova”, thekson në veprën e tij Trifunovski.

Por historianët shqiptarë vlerësojnë se shkrime të tilla janë të motivuara nga urrejtja dhe përpjekja për të shtrembëruar faktet historike.

“Historianë të kompleksuar, që dëshirojnë nga dita e sotme të ndryshojnë historinë, ka pasur ndër shekuj, sidomos këtë praktikë e kanë pasur serbët, sepse kanë rënë ndesh me konceptet historike. Po e vazhdojnë edhe disa pseudo historianë, të cilët dëshirojnë të ndryshojnë, sepse ai koncept nuk është i bazuar në fakte, por në urrejtje”, tha Skënder Asani, historian.

Sipas Asanit, edhe pse historianët shqiptarë i kanë trajtuar shumë pak shqiptarët e Shkupit, ka fakte të shumta të historianëve të huaj që dëshmojnë se Shkupi, prej shekujsh me radhë ka qenë dominuar nga shqiptarët.

“Unë desha vetëm të nxjerr një fakt, i cili ka të bëjë me udhëpërshkruesin Evlia Çelebia, i cili kur vjen në Shkup, jep në të dhënë se shumica e popullatës është shqiptare dhe në Shkup flitet vetëm gjuha shqipe dhe rumishte”.

Historiani Asani kohë më parë kishte publikuar edhe një dokument të fillimit të shekullit XX, që sipas tij dëshmonte se në atë kohë shqiptarët ishin shumicë në Shkup, ndërsa maqedonasit nuk përmendeshin fare si popull. (Alsat)

 shkup

PasPara

2 komente

  1. Sllavet e vendosur ne territorin e ish Maqedonise se lashte, nuk kane asnje lidhje me historine e vjeter dhe te lavdishme te popujve autoktone te ketyre trevave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas