Kryesore, Politika

Shqiptarët janë në një cak shumë të rëndësishëm të historisë

Nga Spartak Ngjela

Në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, madje, edhe në Greqi.



Caku historik është bashkimi kombëtar.

Janë fuqitë e mëdha, përkatësisht politika amerikane, që duan shqiptarët dhe jo, as sllavët e as grekët, për politikën e re në Ballkanin Perëndimor.

Në të gjithë këtë involvim të madh politik, gjithçka varet nga politika në Tiranë. Dhe pikërisht për këtë arsye, likuidimi i klasës së korruptuar politike, është një kusht historik i zhvillimit perëndimor të Shqipërisë.

l.

Por shqiptarët drejtohen në Tiranë nga njerëz sa të paaftë, edhe të korruptuar. Vobegtësia mendore, i ka çuar këta në pasion korruptiv – edhe Berishën, edhe Ramën edhe Metën. Që të tre kanë taborret e tyre të vjedhësve dhe dëshirën për destabilizim të Shqipërisë. Koha e ka sjellë që, që të tre, duhet të likudohen nga Reforma në Drejtësi.

Kjo treshe përfaqëson korrupsionin kryeministror shqiptar, por tani e ka humbur mundësinë e sundimit mbi shqiptarët. Të tre janë nën rrezikun e ndëshkimit penal dhe konfiskimit të pasurisë që kanë vënë me anë të korrupsionit. Por, si kundërveprim, këta e shohin destabilizimin e Shqipërisë si të vetmen mundësi të shpëtimit të tyre edhe nga goditja penale, por edhe të shpëtimit si të pacenuar të pasurisë së grabitur me forcën e shtetit shqiptar që kanë drejtuar.

Destabilizimi i Shqipërisë sot është vërtetësisht një pamundësi absolute.

ll.

Por pyetja që ngrihet këtu është kjo: si ka mundësi që duke pasur edhe kryeministrin aktual me vete, hordhitë Berisha-Meta nuk mund ta bëjnë dot destabilizimin shoqëror në Shqipëri?

Sepse, në sferën e maxhorancës dhe të qeverisjes, politika amerikane e ka në krah substancën politike të fortë të maxhorancës socialiste.

Por, është ndërkaq edhe kontrolli i plotë i gjendjes shqiptare nga ndërkombëtarët. Shqipëria është anëtare e NATO-s, dhe ndërkohë është e synuar nga Rusia dhe Turqia, nëpërmes korrupsionit kryeministror shqiptar. Si pasojë, kontrolli dhe vëmendja amerikane është e plotë në Shqipëri. Në këtë ndërkohë ajo i ka kapur edhe lidhjet e Berishës dhe Bashës në Moskën, por edhe lidhjet infantile të Ramës me presidentin turk që po pritet të rrëzohet.

Të gjitha këto, në politikën që po luhet brenda Shqipërisë, vinë dhe përqëndrohen vetëm në një pikë – te Reforma në Drejtësi. E gjithë vëmendja ndërkombëtare, me anë të politikës amerikane, është e përqëndruar te ecuria e Reformës në Drejtësi, sepse kjo i zgjidh të gjitha. Kryesorja është likuidimi i të gjithë klasës së korruptuar në Tiranë. Kjo klasë politike tani është kundër shqiptarëve dhe luan për mbytjen e çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Saliu në jerm po bërtet për revolucion, kurse amerikanët që ia dinë hallin, po qeshin me të. Kjo sepse politika shqiptare për Shqipërinë tani ka hyrë në një spirale globale, dhe ky globalizëm është kundër korrupsionit shqiptar.

Por kaq naivë dhe të paaftë janë këta hajdutët tanë që nuk po duan ta kuptojnë që kundër tyre nuk janë vetëm shqiptarët, por është e gjithë politika globaliste perëndimore!

lll.

Si mund të punojë politika globaliste perëndimore, me këtë orientim mesjetar që ka sot në Tiranë elita e korruptuar politikë!

Sigurisht që kjo elitë duhet likuiduar. Shqiptarët e kishin të pamundur që t’i likuidonin vetë.

Atëherë doli në pahun politik të kohës Reforma në Drejtësi dhe forca e politikës amerikane që po e drejton atë.

Tani gjithçka që duhej është marrë. Ka mbetur vetëm likuidimi i korrupsionit kryeministror shqiptar: Berisha, Rama, Meta, i cili sigurisht që do të vijë pas likuidimit të të gjithë pushtetit gjyqësor të kurruptuar, i cili ka filluar të shkatërrohet me ritëm të shpejtë nga Organi Ndërkombëtar i Monitorimit.

Në të vërtetë, në funksion të faktit historik që përmbledh shtetin shqiptar në njëqind vjet, konstatohet se gjithçka bllokuese, tiranike dhe abuzuese që ka ardhur nga drejtimi i shtetit shqiptar, është rrjedhojë direkte e padrejtësisë.

Shteti shqiptar, që kur u formua e deri më sot, nuk ka pasur mundësi që të vendosë drejtësinë shoqërorë, sepse ka qenë nën sundimin e individëve abuzues, tiranë, hajdutë dhe injorantë.

Varfëria shqiptare dhe mungesa e qytetërimit në shoqërinë shqiptare, është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e abuzimit dhe sundimit tiranik shtetëror njëqindvjeçar.

Shqiptarët nuk e ndërtuan dot shtetin e drejtë, prandaj, pas përmbysjes së komunizmit, si pasojë e korrupsionit kryeministror të ushqyer politikisht nga Beogradi dhe nga Athina, po shkonin drejt shpërbërjes së tyre si komb.

Ishte forca amerikane që i shpëtoi shqiptarët dy herë në njëzet vjetët e fundit, edhe në vitin 1997, edhe në vitin 1999. Madje, kur të dalin në pah faktet kundër Berishës, do të shihet nga të gjithë që, në vitin 1997, po të mos kishte shpërthyer “ashpërsia patriotike vlonjate”, gjendja e Shqipërisë do të kishte shkuar drejt mjerimit antikombëtar, dhe po kështu, në të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Sot është e njëjta gjendje për kërkesën e korrupsionit kryeministror shqiptat: Berisha- Rama-Meta, po tani forca amerikane është prezente, dhe të tre këta janë jashtë mundësisë të destabilizimit që po kërkojnë.

Politika amerikanë e ka vënë korrupsionin kryeministror shqiptar nën një morsë shtrënguese nga e cila nuk del dot: nëpërmjet Reformës në Drejtësi, dhe nëpërmjet ekspozimit paraqitës të fakteve realë diskredituesë kundër liderëve të korrupruar në Tiranë. Të dy këta ingredientë të kohës së sotme politike në Shqipëri, përfaqësojnë risinë historike për bashkimin kombëtar të të gjithë etnisë shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

PasPara

1 koment

  1. Taku, vazhdo punen ti, gri,
    Pas sallates grij qepet, domatet.
    Ky karafil , qe nuk e njeh fjalen konsistence, trazon ndjenjat e shqipove me ndjenjen me te poshter qe nje maskara di te injektoje: nacionalizmin.
    Nje dite kunder ndarjes, diten theter pro, por e quan marrje territorresh..
    gjeja me e thjeshte ne bote eshte te mbjellesh nacionalizem, por paqe… jane te pakte ata qe dine e arrijne te mbjellin…
    te mbjellesh paqe dmth te jesh i padukshem, te injorosh protagonizmin dhe te perpiqesh te kuptosh kundershtarin.
    Ky maskara, e di , qe texa ilire, eshte karte e humbur… boshnjaket, kroatet jane gjenetikisht me ilire se ne.., po per aq kohe sa nje shkrim e nxjerr nga harresa kete derdimen narsicist … shkruan brockulla per mendje brockullash.
    Ky funderine , e di qe Trump dhe strategjite amerikane para Trump per ballkanin jane te Ndryshme ne mos te kunderta… ky e di qe Trump akuzohet per axhende Ruse nga shumica e intelektualeve ne US, e di qe Trump eshte i shantazhueshem nga Putin… por pseudo direktit Ngjala nuk i intereson te demtoje shpresat per kryeprokuror a minister…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas