ShowBiz

Shqiptarët i therën djalin, Simona Ventura: Im bir u shpëtoi 11 thikave falë…

Lajmi se dy shqiptarë dhe dy italianë, therën me thikë në një klub nate djalin e moderatores së njohur italiane, Simona Ventura ka pushtuar kohët e fundit titujt e mediave italiane.

Ditën e sotme djali i saj ka dalë nga spitali ku po mbahej prej ditësh dhe mamaja e tij ka publikuar në Instagram foto me të birin, ku ka shkruar edhe një mesazh përlotës për ngjarjen e rëndë që ndodhi.



Mediat itailiane shkruajnë se përpara se dy italianët dhe dy shqiptarët e moshës 23 dhe 29-vjeç të qëllonin Niccolon, i kishin thënë se e njohën dhe se do ta vrisnin.

Mirëpo, një ditë pas ngjarjes, Simona Ventura dha lajmin se i biri i saj ishte jashtë rrezikut për jetën.

Në një foto të publikuar në Instagram ajo shkruan se:

Unë pikën e kthesës e arrita mëngjesin e 1 korrikut, ndërkohë që udhëtoja. Është e vërtetë: këto janë telefonata që një nënë nuk duhet të marrë kurrë. Gjithnjë e kam patur këtë frikë. Pak edhe për faktin se kam përjetuar drama të miqve të mi të aksidentuar dhe kam parë e ndjerë lotët e prindërve të tyre. Gjithnjë kam menduar se dhimbja më e madhe dhe e panatyrshme është të humbasësh një fëmijë. Telefonata që i bëra Gero Carraro, vrapi nga Torino në Milano, përqafimi në spital me Nick dhe marrja vesh nga grupi i mrekullueshëm i mjekëve që biri im nuk ishte në rrezik për jetën! Lotët e clirimit, ardhja e Stefano Bettarinit dhe Nicoletta Larinit, prekja shpirtërore për faktin që të gjithë bashkë konstatuam një mrekulli. Zotria ynë Bettarini, pavarësisht 11 thikave, kishte mbijetuar me forcën e 19 viteve të tij, sepse Zoti i vuri një dorë mbi kokë, për fat, shumë herë ka qenë bujar me të. Nuk do di të them, tani që gjithcka shkoi mirë, cilat janë emocionet e mia….inat, urrejtje, hakmarrje, mirënjohje, lumturi. Arrij vetëm të them ‘FALEMINDERIT’! Di vetëm që zonja Vdekje me gjakmarrjen e saj false, i dha një shuplakë familijes sonë të zgjeruar (me gjithë vështirësitë e saj) por e lumtur dhe e mirë dhe që sot gjeti një tjetër ‘urë’, një rrugë të re për të qëndruar të bashkuar dhe për të jetuar jetën.”/JOQ

ImageImage

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas