Kryesore

“Shqiptarët i degdis në Europë, Shqipërinë e bën qendër azili”

Nga Ylli Manjani

Nuk është më çështje e sigurisë, por e ekzistencës sonë!
—————
Shqiptarët i degdis nëpër Europë duke kërkuar azil!



Shqipërinë e bën qendër azili për ISIS e për refugjatë afrikanë!

Në territorin e Shqipërisë po përgatitet të digjen mbetje gjithfarësh të Europës. Së shpejti tre incenerarorë do jenë me “gojë hapur” në pritje të mbetjeve europiane!!!

Ndërkohë droga vazhdon pa ndalim! Në Europë gjithnjë e më shumë po na identifikojnë të gjithëve ne (me apo pa faj) si trafikantë e kriminelë!

Në politikën Europiane nuk konsiderohemi asgjë më shumë sesa një territor ku mund të depozitohen mbetje dhe emigrantë gjithfarësh.

Nuk mundet që një qeveri normale t’ja bëjë këtë gjëmë popullit dhe territorit të vet!

Nuk mundet që një qeveri normale të bëjë të pabanueshëm territorin e shtetit të vet!

Këtë politikë anti-komb e anti-shtet, vetëm qeveria e Rilindjes e bën!

Kjo është e papranueshme!

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas