Sport

Shqiptarët bëjnë ligjin në Serinë A, kryesojnë bashkë me CR7-ën

Rastësi e fatit, por edhe e startit të kampionatit. Shqiptarët janë në krye pas 90 minutave të para, njësoj si edhe Kristiano Ronaldo. Në kampionatin italian, tri nga katër skuadrat që kanë shqiptarë kanë nisur vitin me pikë të plota dhe ato janë në vendet e para të renditjes, ashtu si edhe Juventusi me sulmuesin portugez. Janë luajtur vetëm 90 minutat e para, prej të cilave mungojnë dy takimet e skuadrave xhenoveze dhe kuqezinjtë “bëjnë ligjin” në Serinë A.

Hysaj



 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

FITUESET – Në kampionatin italian pati jo pak surpriza në start. Një prej tyre ishte Interi, e cila vijoi traditën e vuajtjeve përballë Sasuolos. Mirëpo, në lidhje me skuadrat ku aktivizohen futbollistët shqiptarë, rezultatet kanë qenë pozitive me përjashtim të Lacios. Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha e gjejnë veten në krye të Serisë A italiane pas 90 minutave të para.

veseli

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Fitorja 4-0 ndaj Frozinones i ngjit bergamaskët në vendin e parë provizorisht, në pritje që dy skuadrat xhenoveze të përfundojnë takimet e javës startuese. Mbrojtësi i Kombëtares ishte në fushën e lojës si titullar dhe bëri një paraqitje pozitive përgjatë gjithë takimit. Ndërkohë, vetëm stol për Berishën që duket se ka humbur në hierarkinë e titullarëve, teksa trajneri Gasperini i ka besuar Golinit për katërkëndëshin.

Berisha etrit

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në takimet e tjera, Napoli i Hysajt përmbysi Lacion. Për këtë të fundit, në portë ishte Strakosha, por pa asnjë përgjegjësi te dy golat e pësuar. Mbrojtësi i Kombëtares bëri një start të shkëlqyer të sezonit, duke marrë elozhet e mediave napolitane dhe në përgjithësi ato italiane për çfarë tregoi në fushë. Empoli i Veselit fitoi gjithashtu, me shqiptarin që u aktivizua në tri minutat e fundit gjatë fitores 2-0 ndaj Kaljarit.

gjimshiti

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KRYESIMI – Është vetëm java e parë, por si për koincidencë, në krye janë katër shqiptarë. Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti kryesojnë prej golavarazhit me Atalantën e më pas renditet Empoli i Veselit. Të tre kuqezinjtë janë përpara Ronaldos dhe bardhezinjve të Juventusit.

Kjo e fundit arriti që të fitojë me gol në kohën shtesë ndaj skuadrës së Kievos, ndaj së cilës prodhoi shumë raste për shënim dhe dominoi përgjatë gjithë takimit. Debutim pozitiv edhe për portugezin Ronaldo, por pa gjetur shijen e golit në prezantimin me futbollin italian. Më tej, vjen Napoli i Hysajt që triumfoi me përmbysje ndaj bardhekaltërve të Lacios.

renditja

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas