Kryesore, Politika

‘Shqiponja’, Zheji-Ramës: Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Nga Artur Zheji

Po shkon drejt kulmit të arrogancës verbale dhe jo vetëm ky zoti Ramë, Bilbil Gjyzari, tani na rrëfen, na shtrëngon dhe na imponon edhe shijet, edhe ngjyrat, edhe se si duhet të na pëlqejë apo të mos na pëlqejë, ajo që na rrethon, në ngjyrë, formë apo në lartësi.



Të gjithë menduam se simboli i Shqiponjës në rrethrrotullimin e Tiranës, u lëviz vendit sepse filluan punimet për nënkalimet dhe mbikalimet e nevojshme, që duhen shtuar nga të gjitha hyrjet e kryeqytetit, ku nuk ka trena dhe metro.

Mirëpo zoti Ramë, s’të lë rehat, përpos video ripërtypjeve e tij, që na i shet për videozhurnalle, plot shtjella, të pështjella dhe të vjella për gjithëkënd, por na thotë dhe na zbulon se, edhe Shqiponja e bronxit, që u ngrit aty për 100 vjetorin e Pavarsisë, paskësh qenë një simbol mediokriteti.

Tani pra, Ramë kryeministri, apo Ramua si Rambua, me fadromë dhe vinç, shfaqet edhe si mësues pikture dhe si mësues i estetikës së përgjithshme të popullit, si dajë Enverua dikur, që paskësh qenë adhurimi i fshehtë, i Ramë, Ramos, Ramo Ramadanit, Ramo Kadriut, mendje turbulltit e befas, edhe mendje çilimiut…

Ka ca kohë, që ka humbur çdo qasje serioze prej politikani ky Ramua kryehudhraxhiu, saqë nuk ndan dot më kafenenë, pijetoren dhe qebabtoren, nga foltorja e kryeministrisë…

Dhe po rrëshqet pa frena drejt qesharakes me këto videomonologët argëtues dhe me këto statueset, që fyejnë pa teklif simbolet kombëtare.

Sepse ajo kulla yte falike dhe antipatike në Korçë është krejt mjerane dhe ka “0” pëlqyeshmëri dhe as krahasohet më Shqiponjën që paske hequr, edhe me mllef estetik, meqë shyqyr erdhi rasti.

Mblidh veten zoti KM, se nuk të duam aspak qesharak për besë!

Ngrysi pak buçkat e faqeve, vrenjti pak vetullat, kthjellohu dhe rishkruaji e mendoi më parë, fjalët e kakardhosura fyese për gjithkënd, që nxjerr vend e pa vend, se ke krijuar përnjimend, një inflacion të bezdishshëm dhe je, ashtu si je, kryeministri ynë, që përfaqson edhe për ca kohë Shqipërinë.

Thirri modestisë dhe thjeshtësisë, se ke shumë nevojë, ashtu si edhe ne kemi nevojë,  të përballemi, atëhere kur lypset të përballemi,  me një kryeministër të gabueshëm, por serioz sidoqoftë!

Boll fyeve këtë popull mjeran, me gjykime nga lart poshtë, se ky milet i katundit tonë, të dha me bollëk, dashuri dhe lavdi, në vend të varfërisë dhe vetmisë së skajshme prej bohemi, që jetove e përjetove në Paris, ku ece, ashtu si ece, veç me këmbët e tua, të gjata, por që të dridheshin nga pasiguria…

Mos fyej pordhërisht të varfërit, të diturit e të paditurit e këtij vendi, as fshatarët dhe katundarët e katundit tonë, që u ha bukën dhe u pi verën, mos e përmbys kupën, se të vret Zoti!

Shqiponja ishte, është dhe do të jetë e bukur dhe e madhërishme! Mos e tall dhe mos e pshurr, se s’të ka hije!

Ke plot vullnetarë në oborrin kryeministror, që të shndërrohen në uturak sa herë që të vjen, në mënyrë të papërmbajtshme ajo nevojë…/360grade.al

PasPara

5 komente

  1. Bravo Zheji. Vetem se duhet te pranosh nje pjese Te fajit qe e ke perkrahur, ndihmuar dhe ‘promovuar’ kete monster qe pervec hajdutit Nano askush tjeter nuk ia ka pare hajrin.

  2. Z.Zhej do mjaftonte nji mikrofon ne gjoks sa per 100 te tille nese do veproje me kete seriozitet ne momentin dhe kohen e duhur per ti dal zot shqiponjes.Te cilen ma shume se askush e kane perdhosur kontigjenti SHQUP i shqupisave te atdheut me seli ne qender te organizmit te shqiponjes shqiperi.
    Z.Zhej me gjithe sorollopin qe te mbeshtesin dhe qe te duket vetja i dijshem dhe patriot.Duhesh ta ngrije zerin dhe te coje ne protest gjithe protestuesit e sotem diten kur u muar vendim nga Sali qen Berisha te miratonte lejimin e vorrezave greke ne trupin e kesaj shqiponje.Kur,po ky qen shkarravine Berishet shiti detin Grekut.Ate dite duhesh protesta per ti dal zot shqiperise e jo kesaj hukubet shqiponje.Nuk shkulemi nga sheshi e nuk shesim trup nga trupi i shqiponjes do kishte vend dhe rendesi fjala e yte dhe e protestuesve.

  3. M,Zheji.Te fal per injorancen tende.Shqiponja vetwm ne flamurin tone kuq e zi eshte simbol i kombit.Simboli tjeter eshte gjuha shqipe.Pra dy jane simbolet tona kombetare.Shqiponja pa flamurin eshte thjesht gjallese e Memes Natyre.Ti jw vulgar dhe inatcor.Mbaji per vete.Arrogant

  4. Ju ka gjete piken e dobet Rama shqiptareve, BEN AQ SHUME MJEGULLE me gjera duke mbajt vëmendjen e popullit nga nje e re te tjetra dhe vetë gezon karrigen duke ju ikur pergjegjesishe per varferimin e popullit i cili ike dita dites nga frustrimi .Nje shtet i cili eshte i pasur me pasuri nentokesore dhe mbitokesore si asnje ne evrope ka varferi ?! PSE ZOTERI RAMA? Premtuat 300000 punesime ju iken 300000 vete jashte! Deti eshte aq i bukur sa mund te shkoj deri 16 miliarde euro te ardhurat vjetore .Po nafta ,xehet ,…Pse ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas