Kryesore

Shqipëria vendi i paradakosve, në një ditë dy raporte të ndryshme për punën e qeverisë…

Në një raport të botuar sot, Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit i Këshillit të Evropës (GRECO) pranon përparimin e bërë nga Shqipëria në zbatimin e rekomandimeve të saj për të parandaluar korrupsionin në lidhje me parlamentarët, gjyqtarët dhe prokurorët, por gjithashtu kërkon një numër përmirësimesh dhe për të përfunduar reformat në pritje.

Në raportin e saj, GRECO arrin në përfundimin se Shqipëria deri më tani ka përmbushur plotësisht katër nga 10 rekomandimet që ka nxjerrë në raportin e saj të vlerësimit në vitin 2014. Të gjashtë rekomandimet e tjera janë zbatuar vetëm pjesërisht.



Nërkohë më herët, Shërbimet e Antidrogës italiane nënvizonin se, “Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane”. Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali ka publikuar “Raportin Vjetor” në lidhje me vitin 2017. “Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016”, vlerëson Raporti duke shtuar se “trendi i konfiskimeve në Itali, lidhet me kultivimin e marijuanës në Shqipëri”

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas