Kryesore, Politika

“Shqipëria vend i pasigurt për investime”, reagon DASH dhe Ambasada Amerikane: Raporti nuk ka dalë akoma

Çdo vit Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raportin e Klimës së Investimeve. Ndërsa raporti është publikuar tashmë për një sërë shtetesh, për Shqipërinë pritet të publikohet së shpejti. Këtë e konfirmoi për “Monitor” Matthew Realph program analist në zyrën e Çështjeve të Investimeve në Departamentin Amerikan të Shtetit. “Disa prej raporteve janë në rishikim final dhe do të publikohen në javët në vijim. Shqipëria duhet të publikohet brenda 1-2 javëve” tha ai.

dash-raporti-765x450



Sakaq në datën 23 korrik në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, Ambasada Amerikane deklaroi se ka nisur publikimi i analizave të DASH për një pjesë të mirë të vendeve lidhur me kushtet e investimeve por se për Shqipërinë duhej ende pak kohë. “ Hidhini një sy analizës së Departamentit të Shtetit mbi kushtet e investimeve në vende të ndryshme të botës (kapitulli mbi Shqipërinë do të publikohet së shpejti), e cila ndihmon në nxitjen e suksesit të bizneseve amerikane dhe ekonomisë botërore” thuhet në postimin e ambasadës.

Raporti i vitit të kaluar ishte mjaft i ashpër për Shqipërinë. Sipas tij korrupsioni në vend është shumë i lartë, ndërsa përmendte dhe faktin që sipërmarrje amerikane ishin detyruar të largoheshin nga vendi. “Pavarësisht legjislacionit të favorshëm, investitorët janë sfiduar nga korrupsioni i shfrenuar dhe vazhdimi i praktikave të biznesit informal. Disa investitorë të mëdhenj të SHBA-ve janë larguar nga vendi gjatë viteve të fundit pas konflikteve të vazhdueshme tregtare, përfshirë disa që shkuan deri në arbitrazh ndërkombëtar” thuhej ne raportin e vitit 2017.

Raporti në fjalë është një publikim periodik që merr në analizë klimën e investimeve në 170 ekonomi duke mundësuar kështu informacion në shërbim të biznesit. Materialet që përgatiten nga ekonomistët e akredituar brenda ambasadave në vende të ndryshme të botës duke analizuar ekonomitë që mund të shihen si tregje potenciale nga bizneset amerikane./Monitor.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas