Aktualitet, Kryesore

“Shqipëria si gjithë Europa”, Basha: Kushtetuta ka rënë!

“Qeveri si gjithë Evropa, jo qeveri e krimit dhe drogës”, ishte një afishe që zinte gjithë podiumin e qeverisë dhe kryeministrin Rama sot në Kuvend.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ndërpreu seancën për 10 minuta, ndërsa më herët, Basha akuzoi të vëllain e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj se është koka e drogës në Vlorë.



“E gjitha kjo që keni parë në këto minuta është përpjekja e dëshpëruar e kësaj maxhorance e kësaj qeverie të kapur në krim e të zhytur në krim për të dhënë përshtypjen e një fasade parlamentaro-demokratike. Nuk është ky skenar i turpshëm, teatër kukullash që imponohet nga kjo sallë. E vërteta është se Kushtetuta ka rënë, Kodi Penal ka rënë, Kodi i Procedurës Penale ka rënë, ligji antimafia ka rënë, ligji i famshëm i vetingut të policisë ka rënë për sa kohë në ato karrige janë të ulur Fatmir Xhafa dhe Edi Rama që janë zbuluar para mbarë shqiptarëve e mbarë botës si hartuesit e zbatuesit e një skenari kriminal që ka për qëllim të mbulojë veprimtarinë kriminale të Fatmir Xhafajt në ndihmë të vëllait të tij Agron Geron Xhafaj, të mbulojë komplotin antiligjor dhe antikushtetuese”, tha Basha.

Por ashtu si dhe në seancat e tjera, kryetari i Kuvendit sapo ka mbaruar koha i ka fikur mikrofonin kreut të opozitës, i cili vijoi live në profilin e tij në Facebook.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas