Kryesore, Teknologji

Shqipëria në Olimpiadën e Robotikës, nxënësit e apasionuar ndërtojnë robotin “Kastrioti 1”

Nga data 15-18 gusht në Meksikë do të zhvillohet “Olimpiada e Robotikës” ku pjesmarrës do të jenë 160 vende, ndër të cilët edhe Shqipëria. Vendi ynë përfaqësohet nga një grup nxënësish të pasionuar të cilët kanë ndërtuar robotin “Kastrioti 1”.

Nxënësit, të ftuar në studion e lajmeve të “News 24”, kanë folur për vështirësitë e ndërtimit të këtij roboti si dhe kanë treguar atë se çfarë presin nga kjo garë në Meksikë.



“Ne kemi filluar që nga muaji maj me punën, në fillim ishte sasia, ndërtuam rripin e transmisionit, kemi punuar me mbledhësin dhe më pas me krahun që do kapi panelet diellore.

Me cilët pjesë patët më shumë problem? Më shumë problem patëm me motorrët, por edhe dizajni ka qenë një sfidë. Pikë më e lartë është 60 cm, pra duhet të ketë madhësinë e caktuar. Ndaj ndërtuam edhe një mekanizëm të tillë, në fillim ishte 50 cm me 50 cm, dhe pastaj nisi zgjerimi,”-tregoi Dea Rrozhani, njëra prej nxënësve që ka ndërtuar robotin.

Megi Dauti, një tjetër nxënëse, tregoi për vështirësitë që pret në zhvillimin e Olimpiadës në Meksikë: “Pjesa më e vështirë do të jetë bashkëpunimi me grupet e tjera. Ne nuk i njohim ata dhe mendoj se kjo do të jetë problem.”

Kristi Leka, djali i vetëm në këtë grup të apasionuar u shpreh: “Pjesa më e vështirë është të qenit aty në Meksikës, në syrin e shumë njerëzve. Emocionet mund të bëjnë të vetën. Duhet ta fitosh me patjetër raundin dhe për këtë duhet të jesh më i qetë.”

Në grupin me 4 nxënës që ka ndërtuar robotin “Kastrioti 1” ishte edhe Julianna Schneider./BW/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas