Sociale

Shqipëria në depresion/ 25 denoncime çdo ditë; Në 4 ditë 57 raste të dhunës në familje






               Publikuar në : 20:03 - 21/06/18 |
mapo.al

Dhuna në familjet shqiptare është një fenomen që po njeh shifra të frikshme kohët e fundit.


Rasti më i rëndë ishte ai i së mërkurës në qytetin e Durrësit, ku një i ri plagosi me thikë nënën dhe babain.

Por vetëm gjatë së mërkurës, policia e shtetit raportoi 23 raste të dhunës në familje në të gjithë vendin.

Shumica e denoncimeve janë të grave që denoncojnë bashkëshortët, ish-bashkëshortët ose bashkëjetuesit për dhunë fizike dhe psikologjike.

Por trendi në rritje vihet re edhe tek prindërit që denoncojnë fëmijët apo anasjelltas.

Nëse marrim shifrat e 4 ditëve të fundit, policia raporton 57 denoncime për dhunë në familje, ku nuk mungojnë edhe denoncimet për 3 nuse që kanë dhunuar vjehrrin ose vjehrrën, ndërsa në një rast kjo e fundit ka kallëzuar bashkëshorten e djalit për dhunë.

Në shumicën e rasteve policia ka plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, ndërsa raste për specifike ka proceduar edhe me arrestim në flagrancë të dhunuesit.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas