Kryesore, Sport

Shqipëria humbi me turp, ai e merr të gjithë fajin vetë…

Kombëtarja e Kuqezinjve ka humbur mbrëmë me turp ndeshjen në “Loro Boriçi”, Shkodër, ndaj Skocisë me rezultatin e thellë 4-0. Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, u shpreh dje për “Supersport” pas ndeshjes se, ai ndjehej përgjegjës për të gjithë këtë, pasi ishin zgjedhjet e tij të gabuara që sollën rezultatin dëshpërues.

Gol i shpejtë i pësuar, kartoni i kuq i Mavrajt. U vendos nga episodet?



E vërtetë, kemi bërë gjithçka keq. Pësuam në goditjen e parë. Na eci shumë ters. Më pas i kuqi i Mavrajt, loja doli jashtë kontrollit. Pësuam golin e dytë në fund të pjesës së parë, aty mbaroi ndeshja.

Pas golit të dytë, shumë të heshtur. Çfarë do donit të kishin bërë ndryshe lojtarët?

Çdo gjë sot ishte faji im. I marr të gjithë vetë përsipër. Zgjedhjet e mia ishin të gabuara. Fajim im komplet, djemtë nuk kanë faj.

A keni më motiv për të ndryshuar këtë skuadër?

Patjetër, besoj shumë tek ky ekip. Do mundohemi që të bëjmë gjërat më mirë. Kjo ndeshje doli jashtë kontrollit, por ky ekip ka kualitete.

A e keni besimin e lojtarëve, apo ndiheni i tradhtuar?

Nuk ndihem i tradhtuar, absolutisht. Çdo gjë është gabimi im. Zgjedhjet e mia janë të gabuara, sollën këtë humbje. Nuk fajësoj askënd.

Sa i dëshpëruar jeni për sharjet në stadium?

Ishte një kritikë ndaj meje, më mirë ndaj meje se sa ndaj lojtarëve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas