Sport

Shqipëria humbet dy vende në renditjen e UEFA-s, na kalojnë Irlanda dhe Finlanda

Shqipëria ka humbur dy vende në renditjen e fundit UEFA-s për kampionatet europiane. Në këtë renditje të fundit Shqipëria është parakaluar nga Irlanda dhe Finlanda. Nga vendi i 36-të që ka qenë më parë, Shqipëria ka zbritur në vend të 38-të.

Në bazë të kësaj renditjeje, UEFA përcakton sa skuadra të një kampionati të caktuar marrin pjesë në Kupat e Europës dhe nga cili tur e nisin garimin e tyre.



Llogaritet në këtë renditje edhe koeficienti kombëtar. Ky koeficient është përcaktues për skuadra që marrin pjesë për herë të parë në Kupat e Europës, siç është rasti i Luftëtarit.

Një zbritje e lehtë e Shqipërisë në këtë renditje të UEFA-s, në vendet e fundit të së cilës qëndron Kosova, që lë pas vetëm Andorrën dhe San Marinon. Nga vendet e Ballkanit, përveç Kosovës, Shqipëria ka lënë pas vetëm Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinën.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas