Kryesore, Politika

“Shqipëria është më Europë se shtetet që po e fundosin atë”, çfarë tha zv. kryeministri italian

Dje, Shqipëria ka ndihmuar shtetin fqinj dhe premtoi të marrë 20 emigrantë që t’i vinte në ndihmë. Ky gjest është vlerësuar shumë nga Italia, ku ministri i Jashtëm ka falenderuar Tiranën si vendi i parë që ofroi ndihmë.

Një gjë të tillë e ka bërë sot edhe zv/kryeministri italian Luigi Di Maio. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Di Maio shprehet se “Shqipëria është më Europë se shtetet që e kanë fundosur atë”.



“Por, për mua është shumë më Europë se sa shumë shtete që e kanë fundosur Europën. Dhe i dha një shuplakë morale e politike këtyre europianëve të respektuar që thonë se duhet të ndihmojmë emigrantët, duhet të ndihmojmë Itali e pastaj na mbyllin dyert në fytyrë”, shprehet Di Maio.

Ishte vetë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili vendosi që Shqipëria të marrë 20 nga refugjatët e bllokuar në Katania.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas