Kronika, Kryesore

“Shqipëria do më mbrojë nga…”: Çfarë deklaronte Safet Bajri për mediat belge dhe një thirrje e Sali Berishës

Safet Bajri, një nga personat më të kërkuar në Belgjikë, është arrestuar në Shqipëri në kuadër të një operacioni për të goditur bandën e Bajrëve. Belgjika po diskuton prej kohësh për faktin se Bajri, pavarësisht se është dënuar në Belgjikë, u deportua për në Shqipëri.

Shumë artikuj gjen në median belge për çështjen e Bajrit, që akuzohet për disa krime, mes tyre për shfrytëzim femrash për prostitucion dhe trafik droge. Belgjika shpresonte se tashmë Shqipëria do e arrestonte dhe prangat kanë ardhur.



Por pak muaj më parë, Bajri do shprehej për revistën belge DH, se ai shpreson se Shqipëria do e mbrojë nga “padrejtësitë e drejtësisë belge”.

“Jam një viktimë e policisë dhe gjyqësorit belg,” do shprehej ai, duke thënë se ai është dënuar me 22 vite në Belgjikë.

Një nga personat që e akuzoi më fort Safet Bajrin në Shqipëri ishte Sali Berisha, ish-kryeministër. Në disa postime ai theksonte lidhjet e tij me politikanë pranë të majtës.

Vetë Bajri iu përgjigj duke thënë se ai nuk ka lidhje me politikën, madje pati zëra se ai ka punuar për të djathtët në fushatën e para pesë viteve. Kurse Berisha ka reaguar sot, duke kërkuar nga Belgjika dhe Holanda hetim më të thellë për Bajrin dhe lidhjet e tij me të majtën.

“Te dashur miq, se pari le te falenderojme perzemersisht autoritetet zyrtare dhe mediat e Mbreterise se Belgjikes dhe Mbreterise se Holandes, te cilat me hetimet e tyre bene te mundur goditjen e njeres prej bandave me te rrezikshme te krimit nderkombetar, bandes se Bajrajve.

Te falenderojme mediat, gazetaret investigativë te ketyre vendeve, qe me guxim te madh hetuan dhe informuan publikun e vendeve te tyre dhe shqiptare per veprimtarine, vendndodhjen, lidhjet e ngushta te eksponentrve kryesor te kesaj bande me Edi Ramen, Ditmir Bushatin, Luan Harushen, deputete te tjere siçiliste.

Me kete rast le t’u bejme thirrje autoriteteve te ketyre vendeve te hetojne dhe bejne publike lidhjen e ngushte te drejtuesve te kesaj bande, komunikimet direkte te tyre (tabulatet) me kreun e meduzes, Edvin Kristaq Rama, Ditmir Sulejman Bushatin, Luan Harushen, drejtues kryesor te policise, prokurorise dhe gjykatave ne Shkoder dhe Tirane, udheheqes dhe protektor te bandes se Bajrajve, krimit shqiptar dhe nderkombetar.

Ky do te ishte nje kontribut i jashtezakonshem per Shqiperine dhe rajonin tone, stabilitetin e tyre!” shkruan Berisha në FB.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas