Auto, Kryesore, Sociale

Sezoni i zjarreve/ Shqipëria me 1200 zjarrfikës por… mjetet janë të amortizuara, hidrantët mungojnë…

Shqipëria renditet ndër vendet me risk të lartë për situata emergjente, si nga përmbytjet në dimër, ashtu edhe nga zjarret në verë. Por strukturat përkatëse që duhet të parandalojnë dhe përballojnë këto situata, lënë për të dëshiruar, veçanërisht sa i takon infrastrukturës.

Situata e zjarreve verën e kaluar e vërtetoi këtë fakt. Aktualisht, Shqipëria ka 70 stacione zjarrfikëse me një në çdo bashki, me 1200 veta personel dhe një flotë automjetesh prej 135 copë. Krahasuar për numër popullsie dhe sipërfaqe shifrat janë optimiste. Por në realitet shfaqen probleme të tjera.



Një ndër problematikat kryesore të zjarrfikësve në raste e zjarreve në zonat urbane janë mungesa e hidrantëve, çka i detyron mjetë zjarrfikëse që të bëjnë disa ecejake për t’u rimbushur në ujë.

Ndërsa sa i takon zjarreve në pyje problematika qëndron në faktin që Shqipëria ka një shërbim zjarrfikës urban dhe jo pyjor.

Ky fakt bën që mjetet zjarrfikëse të mos jenë efikase për të vënë nën kontroll flakët në zonat pyjore, pasi në momentin kur vijnë zjarrfikëset zjarri ka marrë përmasa të mëdha.

Këtu çalojnë edhe masat parandaluese, pasi pushteti lokal që në varësi sipërfaqet pyjore e ka të mangët shërbimin pyjor, që mund të parandalojë zjarrin që në momentin e parë që shfaqet.

Për këtë arsye, emergjencat civile pak kohë më parë i kanë kërkuar prefekteve dhe kryetareve të bashkive që të marrin masat e duhura për të parandaluar përhapjen e zjarreve në zonat pyjore si dhe të kalojnë detyrimin prej 3 për qind të buxhetit lokal për emergjencat civile.

Nga ana tjetër, që nga kjo verë e cila fatmirësisht ka qenë e lagësht dhe nuk favorizuar zjarret në zonat pyjore, Ministria e Mbrojtjes ka pajisur edhe dy helikopterë “Kugar” me kova me kapacitet 2500 litra ujë për fikjen e zjarreve në zonat pyjore.

“Mapo.al” në bashkëpunim me profesionalen “Albanian-Transport” sjell këtë fotogaleri automjetesh zjarrfikëse (të vjetra dhe të reja), të cilat operojnë në teritorin e Shqipërisë./Mapo.al/Foto: Gent Domi/Albanian-Transport.com/

<
>
37426850_2035356213181783_8016339008084770816_o 37296252_2026394440744627_5284131180898156544_n 37216002_2026394060744665_4571822283764531200_n 37215667_2026394244077980_4437964714542104576_n 37201574_2026415727409165_2465788854037118976_n 37189664_2026415810742490_7764107097892978688_o 37173701_2026394697411268_6997373607840055296_n 36726852_2010791045638300_5608402912553205760_o 33383139_1948896401827765_6428226901373878272_n 33312897_1948896111827794_2147150672070443008_n 33232576_1948896671827738_2807577425125310464_n 31948467_1929091320474940_8805602513593040896_n 31936592_1929073810476691_9125966348994740224_n 31914190_1929073710476701_788208704490045440_n 31907235_1929074363809969_5521941342529257472_n 31890805_1929073993810006_9178184187717353472_n 31890798_1929074563809949_8513736791222648832_n 31631864_1929074993809906_5236856235352915968_n 31588539_1929074220476650_4843298855782973440_n 31275756_1918340948216644_85438663432863744_n 31271245_1918335234883882_5375530314045063168_n 31253018_1918337778216961_3591333704523317248_n 31248148_1918342098216529_1124783262590304256_n 31239551_1918335084883897_7796640225324695552_n 31239462_1918337241550348_1341595462255247360_n 31229240_1918338001550272_6418234767333916672_n 31225366_1918338611550211_7210921220043177984_n 31206396_1918334958217243_5394180702721802240_n 31206208_1918337384883667_616244351466471424_n 31195648_1918339668216772_156024917639299072_n 31189912_1918338804883525_5261302506301947904_n 31183559_1918337081550364_4370402542513815552_n 31183471_1918338474883558_4279193745137598464_n 31180140_1918339464883459_3948602763675435008_n 31180105_1918341468216592_3385712527479406592_n 31180068_1918334638217275_5106139073202880512_n 31180031_1918335748217164_4544569762788671488_n 31174680_1918337584883647_4812412650740776960_n 31172223_1918336698217069_3677479031810293760_n 31167067_1918336358217103_9202515478096904192_n 31166969_1918337861550286_5433563439702212608_n 31166952_1918335521550520_397334275025797120_n 31154284_1918339868216752_2806921381755748352_n 19366307_1578707838846625_3813175988342777832_n 18157151_1523494321034644_6036300498241531249_n 13245215_1284519278265484_70812724661787697_n zjarr-3

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas