Auto

Shpresë për makinat me ‘timon anglez’

makina me timon anglezKuvendi nuk i miratoi plotësisht të gjitha ndryshimet në Kodin Rrugor.

Një nga nenet më të diskutuara ishte ai për makinat me “timon anglez”.



Fillimisht ishte ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto që shprehu rezervat e tij për nenin, që i nxjerr të gjithë makinat me timon në krah të djathtë jashtë përdorimit në Shqipëri.

Gjatë votimit në Kuvend, drejtuesi i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese tha se ka një moment që duhet sqaruar, që lidhet me makinat me timon anglez, për përdorim industrial apo në bujqësi.

Për këtë arsye, amendamenti u tërhoq për diskutim.

Ndërkohë për diskutim do jetë edhe një nen për liberalizimin e shërbimit të kolaudimit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas