Kryesore

Shpjegimi interesant: Pse janë shtuar kaq shumë fyerjet e analistëve

Ajo që ka rënë në sy ditët e fundit nuk është vetëm tensioni politik, por edhe tensioni mes analistëve, të cilët kanë kaluar edhe në fyerje.

““Duhet të kesh bythë më të mëdha ti që të bësh këtë konkluzion për mua”, iu drejtua në “Top Shoë” Nazarko, Lelës.



Ndërsa Mustafa Nano i tha këto fjalë Gazmend Bardhit: “Vilën time? Vilën e sat’ëme! Copë mishi!”

Epitetet janë pasuruar.

Nazarko tha këto fjalë: “Ik ore budalla! E dëgjon atë budallain? Paskam fyer Ajshtajnin unë. Mirë unë që jam gomar që e kam fyer, por ti ku e di që unë jam gomar?”

Kundërpërgjigjja e Lelës ishte e tillë: “Je edhe barkderr. Dil në pension, pse vjen e na çan trapin këtu?”

Kjo është etika televizive dhe gjuha e debatit politik vetëm brenda një jave. Ndoshta ka ardhur koha që të kërkojmë ndjesë publike për këtë,” raporton Top Channel.

Por përse po fyejnë analistët?

Pedagogu Klementin Mile e ka një shpjegim interesant në kolumnën e tij në gazetën Mapo.

“Esenca e analistëve, për sa kohë ekzistojnë si të tillë, është të bëjnë analizë. Pra, të shprehin në mënyrë sa më shteruese faktorët, shkaqet dhe pasojat e një fenomeni (të cilat fenomeni i shfaq, por vetëm analisti ka aftësinë t’i dallojë), problemet dhe zgjidhjet e një situate (e cila pret të analizohet), apo kostot dhe përfitimet nga një vendim (të cilat analisti i dallon më mirë se të tjerët). Kjo gjë pritet prej Nanos, Nazarkos, Lelës, Vangjelit etj. Të paktën nga publiku, i cili e merr seriozisht në konsideratë ekzistencën e tyre si analistë. Dhe duhet thënë se të lartpërmendurit, deri para pak ditësh, kanë qenë në lartësinë e pritshmërive publike. Por fyerjet pa fre të kohëve të fundit e kanë vënë seriozisht në dyshim gjykimin analitik të analistëve tanë. Nëse e analizojmë situatën e analistëve vëmë re se i motivon diçka sintetike – diçka që nuk i përket domosdoshmërisht dhe apriori analistit si subjekt. Ky është një motiv që e tejkalon temën e debatit, e tejkalon fenomenin, ngjarjen apo vendimin, i tejkalon rregullat e arsyetimit dhe, përfundimisht, e tejkalon etikën e komunikimit. Analistët, të cilët më parë kur shkëlqenin në punën e tyre nuk na thoshin ndonjë gjë të re, por vetëm elemente të asaj që dihej, sot me dështimin për të bërë analizë po na thonë se ekzistenca e tyre, qysh në krye të herës, paskësh qenë e lindur nga sinteza.

Nuk ka rëndësi nëse kjo është sinteza e një mbrojtjeje të paepur me një vilë në bregdet, apo sinteza e një shkrimi militant me një shumë të madhe parash, apo sinteza e një komenti të hollë me një vend pune për familjarët. Problemi i thellë është se kur analiza lind nga sinteza, analiza i përket botës së dukjes, jo asaj të qenies,” shkruan Mile.

Lexoni më poshtë analizën e plotë:

Te fyerjet e analistëve ka diçka sintetike

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas