Bota

Shpëtohen në SHBA 11 fëmijë të rrëmbyer prej kohësh nga një grup terrorist

11 fëmijë u nxorrën të gjallë nga një kompleks i braktisur pas një operacioni të zhvilluar nga policia federale amerikane në Neë Mexico.

Zona dyshohet se ishte përdorur nga nëj grup ekstremist islamik për rrembimin dhe rekrutimin e femijeve të vegjel.



Hetimet për zhdukjen e disa fëmijeve u intesifikuan në dhjetor të 2017 kur një fëmijë 3 vjec u rrëmbye në një park në Georgia teksa kishte shkuar atje me mamanë e vet.

Siraj Wahhaj akuzoi bashkëshortin e saj për këtë ngjarje. FBI nisi hetimet dhe kjo çoi  ë zbulimin e kësaj baze edhe pse për fat të keq ky fëmijë nuk ishte në mesin e 11 femijeve që u gjeten në këtë vend larg zonave të banuara.

Në pranga ra babai i 3-vjecarit të zhdukur dhe Lucas Morten, pjestarë të grupit që rrembente femije dhe synonte ti rriste me fryme terroriste.

FBI bëri të ditur se ndërhyrja u realizua në një moment kur në kampin e improvizuar kryesisht me Baraka nuk kishte shumë nga kriminelet, pasi këta të fundit rezultoi se ishin të armatisur rëndë.

Ende nuk ka të dhëna nëse po ndiqen apo janë kapur të tjera persona në këtë operacion ku u shpëtuan 11 fëmije të cilët ishin në kiushte të rënda psiko-fizike në mungesë të ushqimit dhe ujit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas