Kryesore, Politika

Shpëtim Idrizi del nga koalicioni me PS-në, i bashkohet PD-së

Pas të gjithë diskutimeve mbi marrëveshjen e mundshme përfundimtare me palën greke, që mbulohet nga “terri informativ” në Shqipëri, por zbulohet nga zyrtarë të Athinës, në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, Idrizi u pyet se, si do të ushtrojë presion politik PDIU-ja, tashmë që është rudhur politikisht brenda Parlamentit shqiptar, për ta ngritur dhe futur sërish në agjendë çështjen “çame”.

Së pari, “rrudhjen” Idrizi e theksoi ndër thonjëza, duke ia faturuar strategjisë së kësaj mazhorance për të nxjerrë faktorin politik jashtë, si dhe ekzekutimit të mandateve të Tiranës dhe Fierit.



Ndërkohë, ai këmbëngul se me ta nuk ka ndodhur asgjë, ata vijojnë të jenë në këmbë dhe do të vazhdojnë betejën e tyre jo vetëm për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë, por edhe për çështjen e Kosovës.

Deklarata më e fortë është ajo për atë që pritet të zyrtarizohet në mbledhjen e Këshillin Kombëtar të PDIU-së.

“Nuk dua t’iu referohem emrave të përveçëm, por ajo që mund të them qartësisht sot është se, në kushtet kur kjo mazhorancë e ka marrë të gjithë tepsinë për vete dhe deklaron se do të hyjë e vetme në zgjedhje, e në kushtet që për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë kemi ndryshim 180 gradë të qëndrimit të kësaj mazhorance dhe të Edi Ramës, në mbledhjen e para dy ditëve të Kryesisë së PDIU-së vendosëm mbledhjen e Këshillit Kombëtar sot për të diskutuar për kalimin në opozitën zyrtare dhe mundësitë e negociatave me Partinë Demokratike, për t’u rreshtuar në këto zgjedhje me koalicionin opozitar”,- deklaroi Shpëtim Idrizi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas