Kronika, Kryesore

Shpëtim Gjika shpallet i pafajshëm

shpetim gjikaShpëtim Gjika është i pafajshëm.

Verdiktin e dha Gjykata e Tiranës mesditën e sotme për kryebashkiakun e Vlorës dhe të tjerë të pandehur si Eleni Dardhën, Gentian Sherifajn dhe Blerdi Liçajn.



Gjykata ka vendosur gjithashtu heqjen e masës së sekuestros për prishjen e pallateve

Vetë Gjika, i cili ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, nuk pranoi të komentonte, ndërsa në momentin e deklarimit në sallë pati ovacione gëzimi.

Më 8 tetor 2014 prokuroria kërkoi dënimin me 4 vjet burgim dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 3 (tre) vjet.

Gjithashtu, për të njëjtën akuzë, prokuroria kërkoi dënimin me 3 vjet burgim dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 3 (tre) vjet për shtetasen Eleni Dardhaj, punonjëse e Bashkisë Vlorë.

Gjitashtu u kërkua dënimi me 2 vjet e gjashtë muaj burg për shtetasin Blerdi Liçaj dhe me nga dy vjet burgim për shtetasit Gëzim Feta dhe Gentian Sherifaj, të tre të akuzuar për veprën penale të “fallsifikimit të dokumentave”, të parashikuar nga neni 186/1 i K.Penal.

Në shkurt 2013, prokuroria e Vlorës akuzoi Shpëtim Gjikën se, në cilësinë e kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim më të pandehurën Eleni Dardhaj, në cilësinë e punonjëses në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, falsifikuan përmbajtjen e dy procesverbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht të datës 24.03.2010 dhe 15.07.2010.

Sipas akuzës, këto dokumente, të prodhuara nga dy të pandehurit, kanë në përmbajtje të tyre rrethana të rreme.

Sipas prokurorisë, dy lejet e ndërtimit që përmenden në këto dokumente sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë, në të vërtetë nuk janë shqyrtuar dhe nuk janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas