Dikur

Shpërthimi më i madh në histori

Këto foto unike, të bëra gjatë Luftës së Parë Botërore nga një marinar britanik, tregojnë atë që për kohën ishte shpërthimi më i madh në histori.

Dy anije luftarake u përplasën me njëra- tjetrën, duke vrarë 2 mijë persona.



Fotot janë realizuar nga marinari i Flotës Mbretërore, Victor Magnus.

Ato tregojnë momentin befasues kur dy anije, një franceze dhe një norvegjeze, përplasen me njëra tjetrën në atë që njihet edhe si “Shpërthimi i Halifaksit”.

Gjatë incidentit, SS Mont- Blanc, një anije franceze e ngarkuar me eksploziv, u përplas me anijen SS Imo nga Norvegjia.

Anija franceze shpërtheu duke fshirë komplet një lagje aty pranë.

Ekspertët thonë se ky ishte shpërthimi më i madh përpara krijimit të armëve bërthamore- me një forcë prej rreth 2.9 kilotonë TNT.

Fotografi amator Victor, i vendosur në Halifaks të Kanadasë, thuhej se e mbante gjithmonë kameran në qafë dhe kapi momentin për të sjellë këto imazhe të rralla.

1 2 3 4 5 6 7

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas