Aktualitet

Shpërthimi i “Audi-t” në Bulqizë, shkak konkurrenca për kromin?

Një sasi eksplozivi shpërtheu në një mjet tip Audi i parkuar në një lavazh në lagjen “Minatori” të qytetit të Bulqizës.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:00. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe grupit hetimor.



Policia e Dibrës bën të ditur se mjeti ishte në pronësi të shtetasit T.Tançi.

Eksplozivi ishte vendosur në pjesën e parme të mjetit duke i shkaktuar dëmtime të mëdha.

Po ashtu dëme kanë pësuar edhe mjetet e tjera të parkuara aty pranë.

Për fat nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar në njerëz.

Policia e Bulqizës e udhëhequr nga specialistët e Drejtorisë Vendore të Dibrës vijojnë hetimet ku pritet të zbardhet shpejt ngjarja. Pista kryesore ku janë përqendruar hetimet është ajo e konkurrencës në biznesin e kromit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas