Media

Shpërthim në mëngjes, hidhet në erë makina e pronares së televizionit serb

Një shpërthim i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një parking, në afërsi të stadiumit të ekipit të klubit Cervena Zvezda.

Nga sa mësohet, rreth orës 8:30 të mëngjesit është dëgjuar një shpërthim i fortë, ku sipas burimeve të agjencisë së lajmeve ‘Tanjug’, i është vendosur një bombë një makine në rrugën “Ljutice Bogdan”.



Nga sa bëhet e ditur, makina të cilës i është vendosur eksplozivi është në pronësi të drejtueses së televizionit serb ‘Tv Pink’, Dushica Jakovljeviç.

Sipas ‘Tanjug’, nuk ka pasur të lënduar, ndërsa makina është shkatërruar plotësisht. Gjithashtu, janë dëmtuar edhe disa makina në afërsi dhe dritaret e disa ndërtesave në afërsi.

Ndërkaq, menjëherë zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar në vendngjarje.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas