Bota

Shpërthim i fuqishëm në fabrikë, 19 të vdekur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë, që prodhon kimikate për industrinë ushqimore dhe farmaceutike.

Si pasojë e shpërthimit të rëndë mësohet se kanë mbetur të vdekur të paktën 19 persona dhe janë plagosur 12 të tjerë.



Ky shpërthim ka ndodhur në një fabrikë, në Sichuan të Kinës.  Personat  e plagosur ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet kineze shprehen se, ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin, por zjarrfikësja i fiku në kohë flakët, pa shkaktuar viktima të tjera.

Ndërkohë, policia po heton më shumë, rreth shkaqeve që çuan në shpërthimin e zjarrit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas