Kryesore, Politika

Shpërthen Manjani: Kanë shëmtuar figurën e Pjetër Arbnorit, përçudnimi i dytë pas Nolit si Bodybuilding

Ai është një ndër zërat e vetëm që ka kritikuar bustin e vendosur në nder të ish-kryeparlamentarit të nderuar Pjetër Arbnori tek Parlamenti. Jo për figurën e tij, por për paraqitjen. Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ftuar në studion e News24 në rubrikën “Opinion” e ka quajtur një shëmti bustin në nder të Arbnorit duke shprehur gjithë rezervat e mundshme për të.



“Ishte një shëmti. Nuk jam as artist dhe as skulptor por s’duhet të jesh i tillë që të kuptosh që një statujë e tillë nuk duhet vendosur në një institucion shtetëror. Kemi parë shumë buste të vendosura në institucionet ndërkombëtare por jo të tilla. Realisht e kanë shëmtuar figurën dhe imazhin e Pjetër Arbnorit që ishte një njeri i madh, me shumë vlera, që nuk e meritonte të ndërronte jetë. Po të doni ta krahasojmë me këta që janë sot, këta janë faqja e zezë, janë shumë vite dritë larg. Është e njëjta gjë si busti i Fan Nolit”, deklaroi Manjani.

Më herët ai shkruante në “Facebook” se busti që përfaqëson Arbnorin nuk i ruan tiparet e personit. Sipas tij ky është përçudnim që Rama bën në të njëjtin oborr, pas bustit të Fan Nolit.

“Çfarë busti?!
E kanë shëmtuar figurën e Pjetër Arbnorit sa më ska!
Vihen buste personash publikë e politikë në çdo parlament të botës, por përmendoret ruajnë besnikërisht tiparet reale të personit.
Kjo përmendore e ka sakatuar imazhin e Pjetrit. Duket sikur e kanë ngritur Lugat dhe e kanë vënë aty për të qarë hallet e tyre!
Ky është përçudnimi i dytë, që Edi Rama bën në të njëjtin oborr. I pari ishte me përmendoren e Nolit, që e ngulën para Akademisë së Shkencave, por që ngjan si Bodybuilding e jo si Prift e udhëheqës shteti!
Kjo e Pjetrit është fyerja e dytë, që vetëm Ed Rama mund ti bëjë historisë.
Nejse, të paktën Pjetrin e kanë ngjitur me një libër. Sipas të njëjtës logjikë, bustet e udhëheqësve të sotëm do jenë të fshehur në Hashash e Kulla…Shumë turp!”, shkruante Manjani./BW/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas